Me aksion të përbashkët është kryer dezinfektimi i sipërfaqeve publike në vendbanimin e lagjes “Vruja” në periferi të Gucisë

Guci – Pjesëtarët e shërbimit të Shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar “Veprimtaritë komunale” të Gucisë dhe të Shërbimit të mbrojtjes dhe shpëtimit të Komunës së Gucisë, të mërkurën më 8 prill 2020, me aksion të përbashkët kanë kryer dezinfektimin e sipërfaqeve publike në vendbanimin e lagjes “Vruja”, në periferi të Gucisë. Është e njohur se në këtë lokalitet (ish kamp i strehimit të refugjatëve në kohën e luftës në Bosnjë e Hercegovinë dhe Kosovë), graviton numër i madh banorësh, shumë sish me nevoja të ndryshme ekonomike e sociale, andaj aksioni…

Lexo më shumë

Sot në SHBA vdiq veprimtari i shquar i çështjes kombëtare Ramiz Llapatinca

Komuniteti shqiptaro – amerikan humbi një veprimtar te devotshëm te tij. Ramiz (Dalip) Llapatinca i cili  jetoi dhe veproi në New York dhe New Jersy të SHBA-së vdiq sot  në moshën 70 vjeçare. Veprimtaria e  tij atdhetare dhe si një intelektual i kompletuar dhe si artist i mirëfilltë ka qenë gjithmonë udhërrëfyes për shumë gjenerata te emigrantëve të rinj në SHBA. I ndjeri Ramiz ka qenë kryetar i Klubit patriotik “Jusuf Gërvalla”  ne New York. Si udhëheqës i klubit “Jusuf Gërvalla”, Ramizi udhëhoqi gjatë viteve të 80-ta shume aktivitete të…

Lexo më shumë

Rreth 300 mijë euro donacione për Malësinë

Që kur Komuna e Tuzi është karantinuar për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, donacionet nga ata që duan të ndihmojnë popullin e Malësisë kanë qenë të mëdha. Deri pasditen e djeshme situata sa i përket doancioneve duket kështu: – 171,258 euro – 91,500 dollarë – 50,000 euro dhuruar nga kryeqyteti Kanë dhuruar kompani, individë si dhe diaspora. Kryetari Nik Gjeloshaj i tha CdM se 75 përqind e totalit, duke mos llogaritur donacionin nga kryeqyteti, janë nga diaspora, Gjeloshaj falënderoi të gjithë ata që dhuruan dhe kështu ndihmuan qytetarët e Malësisë…

Lexo më shumë

Zvogëlohet numri i rasteve të reja të prekur me virusin Covid-19 në Mal të Zi

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, në 254 mostrat e testuara në Laboratorin mikrobiologjik, gjatë 24 orëve të fundit në Mal të Zi, 9 kanë rezultuar pozitiv në koronavirus Covid-19. Gëzon fakti se në krahasim me rezultatin e ditës së djeshme, numri i rasteve të reja të identifikuara me pandeminë Covid-19, është më i vogël për 10. Në 79 mostrat e testuara (analizuara) dje, në intervalin kohor 08:45-17:45 pozitiv në koronavirus kanë rezultuar 2: në Podgoricë-1 dhe në Tuz-1, dhe në 175 mostrat e testuara në intervalin kohor…

Lexo më shumë

Humanisti Hajriz Brçvak ka siguruar nga 100 pako ndihmë për komunat e Plavës dhe Gucisë

Plavë/Guci – Fondacioni “Hemiias” nga Gjermania, themelues i të cilit është humanisti nga Bijello Pola, Hajriz Brçvak, ka siguruar pako me artikuj themelor jetësor për 1320 familje në Mal të Zi, ndër të cilat nga 100 sosh për familjet në komunat e Plavës dhe Gucisë.           Vlera e donacionit në fjalë kap shumën mbi 35 mijë euro, e në këtë drejtim vlen të theksohet se nga adresa e Fondacionit të këtij humanisti dhe bamirësi, qytetarëve të Malit të Zi në dy vitet e kaluara u është dhuruar ndihma në shumë…

Lexo më shumë