Në Mal të Zi nuk ka arrestime për grafite anti-shqiptare

Një shtetas i Kosovës është dënuar me 10 ditë burg në Mal të Zi pasi pranoi se kishte shkruar grafitin „APRZ UÇK 1878“. Përveç kësaj, ndaj tij u vendos edhe masa mbrojtëse për dëbim njëvjeçar nga territori i Malit të Zi. Ky rast ka ngjallur reagime në opinion, pasi ndër vite në qytete të ndryshme të Malit të Zi shkruhen grafite fyese dhe nxitëse kryesisht kundër shqiptarëve e boshnjakëve, por nuk dihet për ndonjë rast kur autorët e tyre janë arrestuar dhe dënuar me burg. Kjo qasje e institucioneve ngre…

Lexo më shumë

Jon Kuka `rrah` serbin, fiton të bronztën

F.Bytyqi/RTKlive Xhudisti kosovar Jon Kuka shkëlqeu në Kupën Evropiane për Kadetë, që u mbajt në Kranjska Gora, Slloveni, duke siguruar medaljen e bronztë pas një paraqitjeje mbresëlënëse. Në xhiron e parë, Joni triumfoi me Ippon ndaj gjermanit Moritz Schubert. Kurse në xhiron e dytë, ai mposhti me dy Yuko austriakun Djamil Kurbanov. Në ndeshjen e radhës, pavarësisht një performance të mirë, Joni u mund me Wazari nga holandezi Celil Uyar. Ndërsa në repasazh, Joni tregoi forcë dhe vendosmëri. Fillimisht mposhti me Ippon izraelitin Yuval Fuchus. Më pas fitoi me tri…

Lexo më shumë

Shtetasi i Kosovës dënohet me 10 ditë burg në Mal të Zi për shkruarje të grafitit

Shtetasi i Kosovës Edison Shehu (22) u dënua me 10 ditë burg pasi pranoi se sot në vendin Meljine, në Herceg Novi shkroi grafitin “APRZ UÇK 1878”. Atij iu caktua edhe masa mbrojtëse njëvjeçare e dëbimit të një shtetasi të huaj nga territori i Malit të Zi. Kjo u konfirmua për “Vijesti” nga Gjykata për Kundërvajtje të Vogla e Budvës – Departamenti i Hercegnovit. Sipas “Vijesti”, shtetasi i Kosovës kreu shkelje të nenit 18 të Ligjit për Rendin dhe Qetësinë Publike, i cili përcakton se kushdo që shkakton dëme në…

Lexo më shumë

Nga Shepparton në histori: 1943 – Shqiptarët që themeluan shoqatën e parë në tokën australiane

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 25 Tetor 2025“The Shepparton Advertiser” ka botuar, të martën e 31 gushtit 1943, në faqen n°2, një shkrim asokohe rreth objektivave të krijimit të shoqatës së parë shqiptare në Australi, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : Krijimi i Shoqatës së Lirë Shqiptare. Inkurajimi i besnikërisë ndaj Australisë. Inkurajimi i besnikërisë ndaj Australisë dhe studimi i zakoneve dhe ligjeve angleze dhe australiane janë qëllimet e shqiptarëve që formuan Shoqatën e Lirë Shqiptare të dielën në…

Lexo më shumë

Kamberi në SHBA: T’i jepet fund diskriminimit ndaj shqiptarëve të Luginës

Një delegacion i shqiptarëve të Luginës së Preshevës i udhëhequr nga deputeti Shaip Kamberi, gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara, kanë zhvilluar një takim pune me Kongresmenin Keith Self, kryetar i Nënkomitetit për Evropën në Komisionin për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve. Në takimin e mbajtur në Dallas, Shaip Kamberi ka ngritur shqetësimet për gjendjen e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, duke theksuar se diskriminimi sistematik, militarizimi i zonës dhe pasivizimi i adresave po rrezikojnë ekzistencën e tyre politike dhe shoqërore në Serbi. “Pozita e shqiptarëve në…

Lexo më shumë