Përfaqësuesi Eliot Engel, Kryesues i Komitetit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve, dhe Senatori Bob Menendez, anëtar i Senatit Amerikan, i kanë bërë thirrje të hënën Administratës së Presidentit Trump që ta vazhdojnë mbështetjen diplomatike për ta zgjidhur konfliktin Kosovë- Serbi në një mënyrë e cila është e drejtë për të dyja shtetet dhe në linjë me ligjin amerikan dhe politikën afatgjatë. Në një letër drejtuar Sekretarit Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, ligjvënësit paralajmëruan se qasja e dorës së rëndë e Administratës ndaj Kosovës e penalizon padrejtësisht qeverinë e re…
Lexo më shumëZyrtarët e Komunës së Gucisë, nga të ardhurat e veta të muajit mars, Trupit nacional koordinues të Qeverisë së Malit të Zi i kanë dhuruar 2750 euro
Guci – Në harmoni me rekomandimet e Trupit nacional koordinues për sëmundje infektive të Qeverisë së Malit të Zi, e në drejtim të betejës kundër koronavirusit të ri Covid-19, zyrtarët dhe udhëheqësit e pushtetit lokal të Komunës së Gucisë, Trupit nacional koordinues i kanë dhuruar një pjesë të mjeteve nga të ardhurat e veta të muajit mars në shumë të tërësishme prej 2750 eurosh. Kryetarja e Komunës së Gucisë, Anella Çekiq, ka dhuruar 550 euro. Nga 200 euro kanë dhuruar: – Nënkryetari i komunës, mr. Huso Brdakiq, – Administratori kryesor,…
Lexo më shumëNë Mal të Zi, edhe gjashtë raste të reja të prekur me koronavirusin Covid-9
Gjendja epidemiologjike në Mal të Zi, e shkaktuar nga koronavirusi Covid-19, gjatë disa ditëve të fundit është kryesisht konstante, me variacione të vogla. Numri i rasteve të reja të prekura me virusin Covid-19 të identifikuara në testimet e laboratorëve mikrobiologjik, gjatë 24 orëve është nën 10. Instituti i Shëndetit Publik njofton se në 164 mostrat e testuaragjatë 24 orëve të fundit në laboratorët mikrobiologjik të Institutit, janë identifikuar gjashtë raste të reja të infektuar me koronavirusin e ri: pesë në Podgoricë dhe një në Tivat. Pesë raste janë të kontakteve të rasteve të mëparshme, kurse për një…
Lexo më shumëMërgimtarët nga Gjermania ndihmojnë nevojtarët në vendlindje
Plavë/Guci – Në iniciativë të Shoqërisë private të mërgimtarëve “Gutersloh” me miqtë e vet nga Gjermania, kohë më parë, në Plavë dhe Guci, u janë ndarë 80 kupona familjeve bartëse të ndihmës sociale, familjeve pa të ardhura materiale, prindërve vetushqyes dhe të vetmuarve. Kuponat e siguruar nga të hollat e grumbulluara në akcionin humanitar të mërgimtarëve nga Plava dhe Gucia të mbështetur edhe nga miqtë e komunitetit gjerman dhe të tjerë me të cilët jetojnë dhe punojnë, në shumë të tërësishme prej 3,380 eurosh, nevojtarëve u janë ndarë për blerjen e…
Lexo më shumëVazhduan punët në rikonstruksionimin e “Rrugës së Kosovës” në Guci
Guci – Në Guci, kohë më parë vazhduan punët në rikonstruksionin e Rrugës së Kosovës (Kosovska ulica), të cilat janë ndërprerë kah fundi i vjeshtës së kaluar për shkak të kushteve të pavolitshme atmosferike për punë. Vazhdimin e rikonstruksionit të rrugës në fjalë, gjatësia e të cilës është 150 metra, është duke e kryer Firma ndërtimore “Temko” nga Nikshiqi, kurse vlera e kontratës së nënshkruar është 143.760 euro. Këshilltari në Drejtorinë e punëve publike të Malit të Zi, GoranShkatariq, gazetarit i ka njoftuar se në vazhdë janë punët në gërmimin e kanalit për instalimin…
Lexo më shumë