(Me rastin e 75-vjetorit 1945-2020) Ndër ngjarjet tragjike të popullit shqiptar që ka të bëjë me Luftën e Dytë Botërore është Masakra e Tivarit e cila ka ndodhur me 1 prill 1945. Në këtë masakër të realizuar nga njësitë ushtarake të Jugosllavisë aty janë likuiduar një numër i madh shqiptarësh nga Kosova, me përmasat e gjenocidit, të cilët ishin mobilizuar për të ndjekur okupatorët gjermanë në pjesën perëndimore të ish-Jugosllavisë. Mobilizimi i tyre në Kosovë ka pasur një prapavi të caktuar politike sepse si qellim kishte spastrimin e Kosovës nga…
Lexo më shumëFONDACIONI “GUSINJE” NGA NJU JORKU NDAU 104 PAKO NDIHMË ME ARTIKUJ THEMELOR JETËSOR
Për familjet në gjendje të nevojës sociale në Komunën e Gucisë Guci – Familjeve në gjendje të nevojës sociale në trevën e Komunës së Gucisë, të premten më 3 prill 2020 iu ndanë 104 pako ndihmë me artikuj themelor jetësor (artikuj ushqimor, miell dhe mjete higjienike), të cilat u siguruan nga donacioni i Fondacionit “Gusinje” në Nju Jork. Vlera e tërësishme e pakove të ndara është 5 mijë euro. Siç është kumtuar nga Fondacioni “Gusinje”, për shkak të situatës së re të krijuar me pandeminë koronavirus – Covid-19,…
Lexo më shumëOpinion: Arsyet pse është tradhti kombëtare shkëmbimi i territoreve Kosovë-Serbi
1. Sepse me dhënien eventuale të komunave veriore Serbisë, krijohet një pykë serbe që hyn ndërmjet tokave shqiptare të Kosovës aktuale dhe Sanxhakut shqiptar të Novi Pazarit, që aktualisht është në Serbinë jug-perëndimore, por që dikur ka qenë pjesë e pandashme e Vilajetit të Kosovës; 2. Rripi eventual serb që mund të hyjë ndërmjet Kosovës dhe Sanxhakut do të sillte ndërprerjen përfundimtare të komunikimit tokësor ndërmjet shqiptarëve nga të dyja anët, dhe si pasojë do të shkaktonte asimilimin përfundimtar të shqiptarëve të asaj krahine të mbetur nën Serbi si dhe varrosjen e aspiratës së tyre për autonomi, pavarësi apo bashkim me Kosovën; …
Lexo më shumëAustralia merr shembull Kosovën për menaxhim të suksesshëm përballë pandemisë
Coronavirusi dhe menaxhimi i situatës përballë kësaj pandemie vdekjeprurëse ka qenë temë qendrore e diskutimit edhe nëParlamentin e Federatës australiane. Opozita në ne këtë shtet të madh te cepit lindorë të Hemisferës Jugore , gjatë diskutimit në parlament, ka përmendur Kosovën si shembull i shkëlqyeshëm në menaxhimin e situatës përballë pandemisë së shkaktuar nga virusi koronë i quajtur COVID-19. Sipas opozitës australiane, Kosova, edhe pse një vend i vogël nëEvropën e gllabëruar dhe paralizuar nga pandemia, po ia del me sukses që ta parandaloj përhapjen e virusit në shkallë të gjerë. Opozita ka theksuar se në këtë menaxhim rol të madh paskësh luajtur karantinimi i pjesshëm i lokacioneve ku ka të prekur nga virusi COVID-19, si dhe oraret e lëvizjeve, civile dhe zyrtare, tëkoordinuara mirë nga Qeveria. Gjithashtu opozita australiane paska bërë thirrje…
Lexo më shumëKardiologu shqiptar në New York, Dr. Çelaj: Merreni seriozisht koronavirusin, njerëzit po vdesin
Kardiologu invaziv dhe drejtori i repartit të Kardiologjisë në spitalin St. Barnabas në Bronx të New York-ut Dr. Sulejman Çelaj, ka treguar për gjendjen e rënduar nga koronavirusi në SHBA ku deri më tani janë prekur mbi 135 mijë njerëz dhe janë shënuar rreth 2400 viktima Çelaj me origjinë nga Vuthajt, komuna e Gucisë dhe i lindur në Gjakovë në një intervistë për Gazetën Shneta ka treguar se numri i njerëzve të sëmurë po rritet vazhdimisht, por edhe numri i viktimave po ngritët me shpejtësi. Ai ka bërë thirrje që…
Lexo më shumë