Mali i Zi, për shkak të koronavirusit, ndalon tubimet publike dhe nderpret procesin mesimor

Në Mal të Zi për shkak të situatës me koronavirus, nga sot ndalohen të gjitha tubimet publike, vizitat në spitale dhe në burgje, ndërsa procesi arsimor ndërpritet më së paku 15 ditë, deklaroi zv.Kryeministri i Malit të Zi, Millutin Simoviq. “Mali i Zi nuk ka zbuluar deri më tani as një rast dhe është duke përcjellë të gjithë pacientët e dyshuar. Ç’do ditë është një fitim për shtetin”, deklaroi Simoviq në konferencë për shtyp, duke shtuar se është vetëm çështje kohe se kur do të regjistrohet koronavirusi në Mal të…

Lexo më shumë

Policia malazeze kap shtetasin serb me “letra tepër sekrete” e detyra ushtarake

Policia malazeze ka arrestuar të mërkurën shtetasin serb, Zhelko Stankoviqin, i punësuar si civil në Kishën Ortodokse Serbe në Manastirin Ostrog, me qëllim të hetimeve të mëtejshme në lidhje me dokumentet e kapura që mbajnë shenjën “Tepër sekrete” në të cilat paralajmërohet organizimi i aksioneve diversantë në Mal të Zi, shkruan “Pobjeda” e Podgoricës, transmeton Koha.net. Sipas informatave të “Pobjedës” policia malazeze në fillim të javës zhvilloi një aksion të gjerë me qëllim të identifikimit të disa personave me interes për sigurinë, për të cilët dyshohet me bazë se janë…

Lexo më shumë

Qeveria e Kurtit “bllokon” rrugën Deçan-Plavë, vjen reagimi i fuqishëm nga Daut Haradinaj

Sipas shkrimeve te disa portaleve dhe prononcimit te deputetit Daut Haradinaj lidhur me këtë lajm e qe shpresojmë qe mos te jete i vërtet ky qëndrim i Qeverisë Kurti bie ndesh me interesat jetike te Plave Gucisë . Na mbetet qe te dëgjojmë ndonjë prononcim zyrtar te qeveris aktuale, duke mbetur me shprese qe diçka e tillë mos te ndodh. Ky bllokim apo ndalim i rrugës se shpresës për Plave Gucinë duhet te ishte ne prioritet e Qeverise Kurti sepse çdo vonese ne implementim te këtij projekti është e mirëseardhur…

Lexo më shumë

Shqipëria mbyll vendkalimin kufitar në Sukubinë

Shqipëria ka mbyllur vendkalimin kufitar Sukubinë – Muriqan në orën gjashtë të mëngjesit të sotëm, kështu tha Vesko Damjanoviq, ndihmës drejtor për sektorin e policisë kufitare të Malit të Zi në emision e mëngjesit për TV Vijesti, transmeton Ulqini Online. Kalimi kufitar është i mbyllur për automjete, ndërsa këmbësorët lejohen të kalojnë. Damjanoviq tha se kalimi do jetë i mbyllur për sëpaku 72 orë. Dje, Serbia ka mbyllur vendkalimet kufitare me Pljevlja dhe Godovo afër Rozhajës.

Lexo më shumë

Shqipëria mbyll pikëkalimin kufitar Guci-Vermosh-Shkodër

Nga sot e deri te hënën, pikëkalimi kufitar Guci-Vermosh-Shkodër është i mbyllur për qarkullim. Kjo mase ka mundësi te shtyhet edhe tutje si mase preventive që shtetit shqiptar ka ndërmarr  për parandalimin e përhapjes se corona virusit. Vlenë të theksohet se Shqipëria ka ndaluar lëvizjen e lire, ne disa qytete Tiranë , Durrës dhe Shkodër. Në këto qytete përveç rasteve urgjente, zyrtare dhe te domosdoshme – s’ka tjetër lëvizje. /Plava e Gucia Sot

Lexo më shumë