Është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare këngëtarja e mirënjohur e muzikës së mirëfilltë shqiptare, Nexhmije Pagarusha. Pagarusha ndërroi jetë në Prishtinë si pasojë e një sëmundje të shkurtër. Ajo la prapa një karrierë të bujshme muzikore me qindra këngë që kanë ruajtur vlera dhe kanë lënë gjurmë në diskografinë e muzikës së mirëfilltë shqipe. Lajmin e kanë konfirmuar nga Ministra e Kulturës Rinisë dhe Sportit. Nexhmije Pagarusha u lind më 7 maj të vitit 1933, ajo ishte e martuar me kompozitorin e mirënjohur Rexhep Mulliqi Ajo gëzon epitetin “Bilbili…
Lexo më shumëDetajet/ 15 mln euro për doganën e re Shqipëri-Mali i Zi, zhvillim turistik e ekonomik por edhe prishje të ndërtimeve
15 milion euro është shumë që Bashkimi Evropian do të financojë hapjen e pikës kufitare Skje – Zogaj. Pas nënshkrimit të marrëveshjes mes dy qeverive, asaj shqiptare dhe malazeze për pikën kufitare Zogaj – Skje, pritet që së shpejti të përfundojë studimi e të nisë puna në terren fillimisht për rrugën Shirokë – Zogaj, ku parashikohet zgjerimi i saj dhe asfaltimi me standarde, e më pas hapja e kësaj dogane, shkruan ShkodraNews. Rruga nga Shiroka në Zogaj megjithatë do të ketë specifikime që i japin një tjetër dimension zhvillimi zonës,…
Lexo më shumëLAJM MORTOR NGA FAMILJA HYSENAJ
Njoftojmë komunitetin se në New York humbi jetën tragjikisht në moshën 53 vjeçare më e dashura e jonë NYSRETA HYSENAJ Namazi i xhenazes do të falet nesër, të dielen, me 9. Shkurt, në xhaminë e “Ali-pashës” në New York në ora 9 të mengjesit në adresen: 31-33 12th St, Astoria, NY 11106 United States, ndërsa mbas xhenazes varrimi do të bëhet në varrezën në New Jersey në adresën: 13 Conover Road, Millstone NJ, 08535. E pikëlluar familja Hysenaj dhe te afërmit e te ndierës. Redaksia e Faqes “Plava e Gucia…
Lexo më shumëSeul: Samiti Botëror i Federatës së Paqes Universale 2020
Në Samitin Botëror të Federatës së Paqes Universale 2020 që po mbahet në kryeqytetin e Kores së Jugut në Seul nga dt. 2-8 shkurt 2020, po merr pjesë edhe Këshilli i Kosovës i FPU-së (Federata e Paqes Universale), z. Hydajet Hyseni, bashkoordinator i Këshillit Shqiptar të FPU-së, z.Binak Ulaj, kryetar i Këshillit të Kosovës të FPU, sekretarja e Këshillit dhe Besa Ismaili, deputete e Parlamentit të Republikës së Kosovës. Në këtë Samit u lexua letra përshëndetëse e Kryeministrit të Republikës së Kosovës. Në Seksionin për Ballkanin Perëndimor, për Kosovën folën…
Lexo më shumëKryetari i KKSH-së uron Kurtin dhe Osmanin
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi z. Faik Nuika ua ka përcjellur Kryeministrit të Republikës së Kosovës z. Albin Kurtit dhe Kryeparlamentares së Republikës së Kosovës znj. Vjosa Osmanit urimet më të mira për zgjedhjet e tyre në pozitat e larta shtetrore në Republikën e Kosovës. Urimet e z. Nika mund ti lexoni më poshtë. I nderuar kryeministër z. KURTI , Urojmë që shkresa jonë t’Ju gjejë mirë dhe punët t’Ju vejnë mbarë. Më lejoni që në emër të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e…
Lexo më shumë