Shoqata Atdhetare “Malësia e Madhe”- Nju Jork dhuron 25 bursa për studentë dhe ndihmon 45 familje me nevoja të veçanta

Shoqata Atdhetare “Malësia e Madhe” me seli në Nju Jork duke vazhduar traditën e saj Atdhetare ka ndihmuar edhe këtë vit studentët malësorë të cilët ndjekin studimet nëpër universitete të ndryshme në vend dhe në ato të rajonit si dhe disa familje me nevoja të veçanta që ndodhen në gjendje të vështirë ekonomike. Në ceremoninë e ndarjes së bursave, e cila u zhvillua në sallën e kuvendit të Komunës së Tuzit, shoqata në fjalë i kishte përfaqësuesit e tyre nga Malësia të cilët bënë ndarjen e bursave për njëzetepesë studentët…

Lexo më shumë

Vdekja tragjike që tronditi botën e sportit

Njerëzit në rrugëtimin e tyre jetësor synojnë majat më të larta  të arritjeve të tyre. Kobe Bryant në botën e basketbollit profesionist në SHBA ishte një  yll i art që asnjëherë nuk e humbi shkëlqimin. Personalitet i shquar në çdo fushë të jetës dhe një familjar i mrekullueshëm ngase po në ditën tragjike ishte duke shkuar me vajzën e ti për te percjellur ndeshjen e saj,  ndeshje kjo që do shuante jetën e ti e të vajzës 13 vjeçare  si rrjedhojë e rrëzimit të helikopterit ku humben jetën edhe 7…

Lexo më shumë

LAJM MORTOR NGA FAMILJA BALIDEMAJ

Me pikëllim të thellë njoftojmë se sot 28 Janar 2020 në  Prishtinë në moshën 97 vjeçare ndërroj jetë më e dashura e jonë HAJRIE (QOSAJ) BALIDEMAJ 20 Dhjetor 1923-28 Janar 2020 (nëna e të ndierit Bajram Avdyl Balidemaj)  Varrimi i të ndierës do të bëhet nesër 29 Janar 2020 në orën 14:00 në fshatin Martinaj të Gucisë. Të pikëlluara: vajzat Raza dhe Hata me familje, nipat Haxhia, Gëzimi, Sadiku dhe Luani, mbesa Shiqerja sebashku me familjet e tyre. Familjes Balidemaj dhe Qosaj u shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta

Lexo më shumë

Ringjyroset Flamuri në urën e Tërgajes pas vandalizmit që iu bë dje

Grafiti i flamurit i cili ishte vandalizuar dje, është ringjyrosur dhe kthyer në gjendjen e mëparshme sot. Shqiponja kuq e zi u kthye në gjendjen e mëparshme nga disa të rinjë. Shkarravitja  e Flamurit kuq e zi i cili gjendet në urën e Tërgajes, në Lumin Cem, u  bë nga disa persona të cilët postuan edhe fotografitë e tyre gjatë vandalizmit. Ata në vend të Shqiponjës vendosen simbolin serb. Kjo është hera e dytë e këtij akti vandal, pasi ngjajshëm u veprua edhe në vitin 2016.

Lexo më shumë

Prof. Dr. Gazmend Rizaj: Homazh te varri i Haxhi Zekës-140 VJETORI I LUFTËS SË NOKSHIQIT

Universiteti Haxhi Zeka në Pejë dhe Klubi intelektualëve të Rugovës, Prishtinë, më datën 18 Janar 2020 organizuan një Përkujtim në Universitetin Haxhi Zeka me rastin e shënimit të 140 vjetorit të Luftës   së Nokshiqit dhe mbrojtjen e Plavë Gucisë nga pushtimi malazez. Ne kuadër të këtij përvjetori Këshilli organizativ i shënimit të këtij përvjetori fjalën e rastit pran varrit të heroit Haxhi Zeka në Pejë  ia kishte besuar Prof. Dr. Gazmend Rizaj, Universiteti i Prishtinës Fakulteti Filozofik – Departamenti i Historisë Homazh te varri i Haxhi Zekës – Prof. Dr.…

Lexo më shumë