Prof. Rexhep Dedushaj: ALI PASHË GUCIA -NË 140 VJETORIN E LUFTËS LEGJENDARE TË NOKSHIQIT

Universiteti Haxhi Zeka në Pejë dhe Klubi intelektualëve të Rugovës, Prishtinë, më datën 18 Janar 2020 organizuan një Përkujtim në Universitetin Haxhi Zeka me rastin e shënimit të 140 vjetorit të Luftës   së Nokshiqit dhe mbrojtjen e Plavë Gucisë nga pushtimi malazez. Ne kuadër te këtij përvjetori Këshilli organizativ i shënimit te këtij përvjetori fjalën e rastit pran varrit te heroit Ali Pashe Gucisë në Pejë  ia kishte besuar prof. Rexhep Dedushajt. Fjala e prof DEDUSHAJ Prof. Rexhep Dedushaj: ALI PASHË GUCIA -NË 140 VJETORIN E LUFTËS LEGJENDARE TË NOKSHIQIT…

Lexo më shumë

NDËRROI JETË VETERANJA E ARSIMIT HAJRIJE (FERRI) AJETI

Më 22.janar 2020 ne në Prishtinë ndërroi jetë zonja Hajrije Ajeti, bashkëshortja e Akademikut të ndjerë Idriz Ajeti dhe veteranja e arsimit. Zonja Hajrie u lind në vitin 1930 në Mitrovicë nderkaq familja e saj ishte shpërngulur nga Plava. Shkollën fillore e kishte kryer në Mitrovicë ndërsa Shkollën Normale në Gjakovë dhe kishte filluar të ligjëron në shkollat fillore të Prishtinës në vitin 1946 dhe ishte ndër mësueset e para shqiptare në Kosovë. Si mësuese kishte punuar deri në fund të karrierës në vitin 1982. Me Akademik Idriz Ajetin kishte…

Lexo më shumë

Rruga Deçan- Plavë: Kryetari komunës së Deçanit sot po viziton Plavën

Në këto momente në Plave po mbahet një takim i udhëheqjes së Komunës së Plavës, i kryesuar nga kryetari i komunës se Plavës z.Mirsad Bajraktarević, me kryetarin e Deçanit z.Bashkim Ramosaj. Ky takim i kryetarëve të të dy komunave është duke u zhvilluar për të diskutuar detajet e projektit rrugor Plavë – Deçan. Takimi gjithashtu përfshin ekipe të projektimit që punojnë në dokumentacionin e projektit në të dy anët e kufirit për të u pajtuar  me detajet dhe pikat e kontaktit të këtij projekti njofton Plava e Gucia Sot.

Lexo më shumë

Padi penale kundër tre personave pasi sollën ujkun në ndeshjen e futbollit në Ulqin

Pasi u postua një video në rrjetetet sociale ku disa persona sillnin një ujk në kafaz në një ndeshje futbolli në Ulqin, Prokuroria Themelore e Shtetit te Malit te Zi dhe policia e qytetit te Ulqinit kanë reaguar. Siç është raportuar jozyrtarisht për portalin CdM nga policia, tre persona do të akuzohen për vepren penale të vrasjes dhe torturimit të kafshëve dhe shkatërrimit të habitatit të tyre, sipas nenit 309, transmeton Ulqini Online. Portali cdm mbrëmë ka shkruar për këtë ngjarje pas së cilës kanë reaguar edhe mjaft shoqata joqeveritare…

Lexo më shumë