Shtatorja e Skenderbeut do të vendoset në qendër të Ulqinit

Shtatorja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut do të vendos në rrethrrotullim në qendër të qytetit, tek ndërtesa e Komunës së Ulqinit, në bulevarin që mban emrin e heroit tonë kombetar. Sipas të përditshmes Vijesti, nga informacioni i marrë nga kryetari i Ulqinit Loro Nrekiq, Ministria e kulturës së Mali të Zi për këtë i ka dhënë pëlqimin Komunës së Ulqinit, transmeton Ulqini Online. Poashtu mësohet se në bazë të projektit të arkitetktit Shpetim Maraj në pjesën frontale të shtatores do të shkruhet në gjuhën shqipe ”Gjergj Kastioti Skenderbeu 1405 – 1468”…

Lexo më shumë

Arrestohen drejtuesit e dy portaleve në Mal të Zi për shkak të përhapjes së panikut

Policia e Malit të Zi ka arrestuar dy redaktorët kryesorë të portaleve, “Borba” dhe “IN4S”, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “shkaktim të panikut dhe trazirave”. Ata ngarkohen se dje kanë shkaktuar panik në opinion duke publikuar lajme të rrejshme lidhur me ngjarjet në “Vila Gorica”, në Podgoricë, pa i vërtetuar paraprakisht informacionet. “Vila Gorica”, në Podgoricë, shfrytëzohet për pranimin e mysafirëve të lartë dhe delegacioneve të huaja nga ana e presidentit Millo Gjukanoviq dhe Qeverisë.Pasditen e djeshme në këtë vilë është ndezur një kuti kryqëzimi, por defekti shpejtë…

Lexo më shumë

Njoftim: BASHKËVENDËSI YNË NERMIN HYSENAJ, PROFESOR I MËSIMEVE ISLAME, EDHE MË TUTJE NË SHËRBIM TË KOMUNITETIT PLAVË-GUCIAS NË SHBA

Prof. i mësimeve Islame Nermin Hysenaj vazhdon edhe më tutje me kontribuimet e tij në komunitetin Plavë-Gucias në Amerikë, në qytetin e New Yorkut. Duke u nisur nga parimi se komuniteti ynë ka nevojë për shërbime fetare, shërbime këto që profesori Nermin po i bënë me plot përkushtim dhe dashuri, na mbetet ne që ta kemi  atë ne mesin tonë si bashkevendas e intelektual, duke na u gjetur pran ne raste gëzimi e hidhërimi, në rituale që të gjithë si thotë populli i kemi për detyrë dhe obligim në rrugëtimin…

Lexo më shumë

Ahmet Qeriqi: Shqipëria u ngrit përmendore të gjithë kriminelëve që kanë vrarë shqiptarë, në shekullin e fundit

Është përkujtuar në Shëngjin 104 vjetori i të ashtuquajturit, “Titaniku i  Malit të Zi”, kur  në fillim të vitit 1916 ishin mbytur në një anije në det  mbi  400 emigrantë nga Mali i Zi që kishin ardhur  nga Amerika, me qëllim për të luftuar në marrjen e qytetit të Shëngjinit, ashtu sikur parashihte marrëveshja e tradhtarit me damkë Esad Pashë Toptanit me kryekriminelin  e Ballkanit të asaj kohe, Nikolla Pashiq. Anija ku po udhëtonin emigrantët ishte ndeshur  me një minë nënujore, të cilin e kishin vendosur forcat shqiptare, dhe ishte  fundosur…

Lexo më shumë