Bukuroshja me prejardhje nga Kosova, Sarah Dzafce, është zgjedhur Miss Finlanda 2025, duke fituar për shkak të elegancës dhe paraqitjes së saj. Fitimi i saj ka nxitur debate në rrjetet sociale për përfaqësimin dhe diversitetin, pasi babai i saj është nga Kosova, çka disa e kanë konsideruar jo “100% finlandeze”. Sarah ka theksuar se prejardhja e saj e përzier është një vlerë që e ndihmon të lidhet me kultura të ndryshme. Ky nuk është rasti i parë i një Miss Finlande me origjinë multietnike, duke vazhduar traditën e përfaqësimit të…
Lexo më shumëPërfunduan punimet për urën që lidh Velipojën me Qendrën e Vermoshit
Kanë përfunduar punimet për urën që lidh Velipojën me Qendrën e Vermoshit, një investim i shumëpritur nga banorët e kësaj zone. Falë mbështetjes së Qeverisë Shqiptare, me financim nga Ministria e Mbrojtjes dhe në bashkëpunim me Bashkinë e Malësisë së Madhe, u realizua një projekt i rëndësishëm që ishte pritur prej shumë vitesh. Kjo urë do të lehtësojë lëvizjen e banorëve dhe vizitorëve, duke hapur perspektiva të reja për zhvillimin ekonomik, rritjen e turizmit dhe krijimin e mundësive të tjera për gjithë zonën. “Natyra na është falur nga Zoti, ndërsa…
Lexo më shumëRikthim në rrënjët dhe identitetin kombëtar shqiptar
Rrugëtimi jetësor i poetes, artistes dhe veprimtares së njohur shqiptare Kaltrina Hoti, me prejardhje nga fshati Hot i Komunës së Plavës, është histori më vete, një rrëfim i dhembshëm shpirtëror, një përjetim emocional i kësaj mërgimtareje për fëmijërinë e saj me fjalë të huazuara (lexo sllave), për familjen dhe vlerat e saj. Ky rrëfim pasqyron sfidat që ajo dhe familja e saj ka kaluar ndër vite, duke u fokusuar në padrejtësitë, sakrificat e hershme dhe në mësimet jetësore që kanë formësuar karakterin e saj. Ajo rrëfen se ka lindur në…
Lexo më shumëGrafitet me emrin e Ratko Mladiqit në Bujanoc – gjuhë urrejtjeje, provokim dhe kërcënim ndaj shqiptarëve
Dënojmë fuqishëm aktet e fundit të urrejtjes, përmes grafiteve të shfaqura në qendër të Bujanocit me emrin e kriminelit të luftës, të dënuar për gjenocid në Srebrenicë të Bosnjës e Hercegovinës, Ratko Mladiq. Sot, në qendër të Bujanocit, janë shfaqur grafite të shkruara në alfabetin cirilik, të shoqëruara me kryqin dhe katër shkronjat “C” që lexohen “S”, si dhe emri e mbiemri i Ratko Mladiqit. Kjo është një shprehje e qartë e gjuhës së urrejtjes, frikësimit dhe kërcënimit ndaj shqiptarëve të kësaj treve. Ky akt është vazhdimësi e provokimeve të…
Lexo më shumëSekuestrohen rreth 13 mijë rrënjë kanabis në Malësi të Madhe, arrestohen 14 persona
Policia e Shkodrës ka vijuar operacionin antikanabis, të koduar “Koordinata” ku janë gjetur dhe asgjësuar 12 957 bimë narkotike kanabis sativa n njësinë administrative Kastrat, në fshatrat Alijaj dhe Jeran. Gjithashtu janë sekuestruar 1000 fara kanabis dhe 709 kilogramë lëndë narkotike në formë boçeje dhe 3934 kg bimë në proces tharjeje. Lidhur më këtë veprimtari kriminale u vunë në pranga 14 shtetas, u shpallën në kërkim 10 të tjerë dhe u proceduan penalisht 2 shtetas. “Në vijim të kontrolleve intensive dhe veprimeve hetimore dhe operacionale, shërbimet e Drejtorisë Vendore të…
Lexo më shumë