As pushteti as opozita nuk mbështesin kërkesën e shqiptarëve për 4 mandate të garantuara

Nënkryetari i Kuvendit dhe përfaqësuesi i Koalicionit ”Shqiptarët e vendosur”, Genci Nimanegu deklaroi për gazetën ”Pobjeda” se nuk ka marrë asnjë sinjal pozitiv nga asnjë subjekt politik, as nga pushteti as nga opozita për të mbështetur kërkesën e shqiptarëve për këtër mandate të garantuara në Kuvend. Në takimet që kam pasur me drejtuesit e partive shqiptare gjatë vitit 2019, kemi ardhur deri te qëndrimi se mandatet e garantuara është mënyra më e mirë e përfaqësimit tonë në Parlamentin e Malit të Zi ”, tha Nimanbegu./Malësia.ME/

Lexo më shumë

LAJM MORTOR NGA FAMILJA KUKAJ DHE GJUKANOVIQ

Lajmërojmë miqtë shokët dhe mbarë komunitetin se  sot me 4 Janar 2020 në Guci ndërroi jetë më e dashura jonë SAFI (KUKAJ) GJUKANOVIQ 21 Qershor 1937 / 4 Janar 2020 (e bija e Zeqir Bajramit Kukaj) Varrimi i të ndierës bëhet ditën e Hane me 6 Janar 2020 në Guci Te  pikëlluar djemtë Hasko dhe Ermin, vajzat Hasiba dhe Nesira si dhe  e mbarë familja Kukaj dhe Gjukanoviq Familjeve u shprehim ngushëllimet tona me te sinqerta.

Lexo më shumë

Vuçiq e anulon vizitën e paraparë për sot në Mal të Zi

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka bërë të ditur se e ka anuluar vizitën e tij në Mal të Zi. “E mora atë vendim sepse jam i sigurt se do të ketë konflikte dhe jo sepse kam frikë, por sepse disa do ta përdorin atë për të dëmtuar popullin serb. Nuk do të shkoj, nuk ju jap mundësinë të akuzoni Serbinë”, ka thënë Vuçiq për media sot, pas takimit me patriarkun Irinej. Ai shtoi se patriarku mbështeti vendimin e tij. Bëhet e ditur se Irinej do të takohet sot në…

Lexo më shumë

SKANDAL/ Mali i Zi përsëri arreston atletin Irfan Domnori, i cili ishte i denuar për shkak të valëvitjes së Flamurit Shqiptar

Irfan Domnori, është arrestuar nga autoritet malaziase derisa po kalonte kufirin nga Shqipëria për në Malin e Zi.   Ai me 16 nëntor pas Festës së Gështenjave në Krajë, u dënua me 300 euro dhe 60 ditë ndalese të kalimit të kufirit Shqipëri – Mali i Zi, sepse në dore mbante flamurin kombëtare.  Kishte reagime te shumta nga të gjitha anët, por shteti nuk e përfilli zërin e askujt. Dënimi u zbatua dhe ne shenje solidariteti kombetare me Irfanin, gjobën prej 300 eurosh e pagoi shoqata “Rumia” nga Ulqini. Sikur kjo…

Lexo më shumë

NJOFTIM PËR TË PAME NGA FAMILJA RUGOVA

Njoftojmë komunitetin se hapim të pamën me rastin e ndarjes nga jeta e më të dashurës tonë AJSHE BRUÇAJ RUGOVA 19 Nëntor 1938 – 29 Dhjetor 2019 Sipas traditave djemtë e të ndierës Ajshe, Rama dhe Dini  me familje dhe vëllazërinë e gjërë Rugova presin vizita ngushëllimi me 5 Janar 2020 duke filluar nga ora 10:00AM gjerë në 4:00PM në restorantin Maestro që gjendet në këtë adresë: 1703 Bronxdale Ave, Bronx, NY 10462 Redaksi e faqes Plavë Guci Sot familjes Rugova i shprehim ngushëllimet tona ma të sinqerta.

Lexo më shumë