Fshati i besës që nuk flet më gjuhën shqipe. Historia e tmerrshme – Gjurmë Shqiptare (video)

Fshati Besnik shtrihet në anën e djatht të lumit Ibër afër trekëndëshin kufitar  në mes Kosovës, Serbisë dhe Malit të Zi. Është vendbanim tipik shqiptar, gjë që e tregon edhe emri nga fjala shqipe Besnik. Është i banuar me shqiptarë të asimiluar të fisit Kelmend, që bartin mbiemrat Muriqi dhe Daci. Për me shume ju ftojmë te ndiqni emisionin “Fshati i besës që nuk flet më gjuhën shqipe. Historia e tmerrshme – Gjurmë Shqiptare” /Plava e Gucia Sot

Lexo më shumë

Bashkim Ramosaj pret në takim kryetarin e Plavës

Deçan 13 Dhjetor 2019 Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka pritur në takim kryetarin e Komunës së Plavës, Mirsad Bajraktareviq. Postimi i Ramosajt në Facebook: Kënaqësi të prisja në takim kryetarin e komunës së Plavës z.Mirsad Bajraktareviq me bashkëpunëtorë, me të cilët diskutuam rreth projektit “Rrugës-Deçan-Plavë”, të cilën rrugë e vizituam edhe nga afër! /Plava e Gucia Sot

Lexo më shumë

KKSH: Takimi me Kryeministrin e ardhshëm të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurtin

Kryetari i Këshillit Kombëtar z. Faik Nika dhe nënkryetari i Parlamentit të Mali të Zi z. Genci Nimanbegu, u takuan sot me Kryeministrin e ardhshëm të Republikës së Kosovës, kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje z. Albin Kurtin, i cili i priti së bashku me nënkryetaren e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha Kollçaku, anëtarin e kryesisë Martin Berishaj dhe aktivisten Valë Gjonbalaj. Nika dhe Nimanbegu uruan kryetarin Kurti për fitoren në zgjedhjet e fundit dhe shprehën dëshirën që qeveria e re e Republikës së Kosovës të formohet sa më parë. Ata ndanë edhe…

Lexo më shumë

U PËRURUA SOLEMNISHT LIBRI PER HASAN FERRIN (video-foto)

Prishtinë 13 dhjetor 2019 Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës  “Pjetër Bogdani” në Prishtinë në sallën e stërmbushur me dashamirë të historisë,  pjesëtarë të Plavë e Gucisë dhe në prezencën e mediave u përurua solemnisht vepra “HASAN JAKUP FERRI-NJË JETË PËR ATDHE”  e autorit Prof.Dr.Ramiz Abdyli. Librin e prezantuan recensentët : Prof.Dr.Fehari Ramadani dhe Dr.Fitim Rifati e u lexua edhe recensioni i recensentit Akademik Marenglen Verli i cili nuk kishte mundësi të jetë prezent në këtë promovim. Në vazhdim foli edhe autori i librit Prof.Dr.Ramiz Abdyli ndërsa në emër te familjes…

Lexo më shumë

Ambasadori francez: Në Mal të Zi çdo gjë kontrollohet nga 10-12 familje

Ambasadori francez në Maqedoninë e Veriut, Kristijan Timonije, ka lëshuar kritika të pazakonta në drejtim të Malit të Zi, duke arsyetuar qëndrimin e vendit të tij për të rishikuar rregullat e integrimit në Bashkimin Evropian të vendeve ballkanike. Timonije tha se në këto vende më tepër po simulohen reformat, dhe mori për shembull Malin e Zi, ku tha se çdo gjë kontrollohet nga 10-12 familje të cilat po pasurohen dita ditës. Kjo është një nga arsyet që Franca dëshiron të rishikojë rregullat e zgjerimit të Bashkimit Evropian, sqaroi Timonije.

Lexo më shumë