VETEDIJESIM: Ndalohet pirja e duhanit ne Shtëpinë e Kulturës, Vuthaj

Të vetëdijesuar nga dëmet që i shkakton shëndetit duhani Vuthajnet kanë sjellur një vendim unik që të ndalohet përgjithmonë konsumimi i duhanit gjate rasteve të vdekjes dhe aktiviteteve tjera në Shtëpinë e Kulturës ne Vuthaj. Është ky një vetëdijesim dhe avancim i madh i shoqërisë tonë ngase në të kaluarën ishte e padurueshme gjithë ai konsumim i duhanit që bëhej e sidomos në rastet vdekje. Përgëzojmë Vuthjanet për këtë vendim të qëlluar për interesin personal por edhe të shoqërisë. /Plava e Gucia Sot

Lexo më shumë

Reagon KKSH-Të papranueshme veprimet e përsëritura të autoriteteve policore malazeze ndaj flamurit kombëtar të shqiptarëve

KUMTESË PËR OPINION Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi – Tëpapranueshme veprimet e përsëritura të autoriteteve policore malazeze ndaj flamurit kombëtar të shqiptarëve Rasti i fundit, i ndodhur në festën tradicionale “Festa e Gështenjës” në Krajë, në të cilën është ndaluar dhe procesuar një shqiptar për shkak të shpalosjes së flamurit kombëtar, tregon qartë fytyrën e vërtetë të disa pjesëtarëve të autoriteteve policore malazeze, të cilët shfrytëzojnë rastet dhe hapësirat ligjore “kundërvënieve” (kolizionin) e ligjeve në Malin e Zi për të shprehur animuzitetin që kanë ndaj simboleve dhe identitetit kombëtar…

Lexo më shumë

FESTA E SHENJTË E FLAMURIT DHE BIZNESI “PATRIOTIK”

 Festa e Flamurit siç e quajmë në zhargonin popullor apo zyrtarisht Festa e Pavarësisë se shtetit Shqipëtar është  dita me e madhe e kombit në historinë e krijimit te shtetit shqiptar e cila simbolizon lirimin nga zgjedha shekullore e Perandorisë Osmane. Kjo festë dikur e ndaluar të festohet lirshëm për  gjysmën e kombit shqiptar qe gjendej ne ish Jugosllavinë  e shekullit te kaluar sot festohet pothuajse pjesërisht lirshëm ne trojet shqiptare dhe ne gjithë rruzullin tokësor. Si pjesëtar dhe njohës i  këtij komuniteti për më se 30 vite vlerësoj dhe…

Lexo më shumë

NJOFTIM PËR TË PAME NGA FAMILJA ULAJ

Njoftojmë komunitetin miqtë shokët dhe dashamiret se presim vizita ngushëllimi për nënën dhe motrën tonë. Para ca ditëve nga mesi i ynë u ndan dy me te dashurat tonë, nëna Ajshe dhe motra Bege AJSHE ISMAJLAJ ULAJ L. 12 shkurt 1927, në Dragobi – V. 29 Tetor 2019, New York Dhe motra e jone: BEGE (ULAJ) RUGOVA L. 1 Nëntor 1948- V.31 Tetor 2019 Suedi Nëna Ajshe dhe motra Bege u varrosen me nderime te shumëta dhe një pjesëmarrje të gjërë në vendlindje. Sipas traditave djemtë-vëllezërit, Beqiri, Mehmeti, Shkëlzeni, vajzat-motrat…

Lexo më shumë

Krajë: Dënohet dhe dëbohet nga Mali i Zi për shkak të flamurit shqiptar

Policia në Tivar paraqiti kërkesë për fillimin e procedurave kundërvajtëse kundër I.D. (64) nga Republika e Shqipërisë, thuhet nga Drejtoria e Policisë, shkruan analitika, trasnmeton Ulqini Online. Shtetasi nga Shqipëria u dënuar me gjobë prej 300 eurosh, si dhe masën e dëbimit të shtetasit të huaj nga teritori i Malit të Zi me kohëzgjatje prej një muaji. ”I.D. dje, në të XIII-in vit jubilar të Ditës së gështenjës ka prishur ligjin dhe rendin duke valëvitur flamurin e Republikës së Shqipërisë”, thuhet në deklaratë. Kujtojmë se dje në Ostros të Krajës…

Lexo më shumë