Majlinda Kelmendi në gjysmëfinale, në garë për titullin e kampionit të Botës

Xhudistja pejane, Majlinda Kelmendi ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinalen e Kampionatit Botëror. Kelmendi e ka mundur kampionen e botës 2017, në gjysmëfinale e pret dueli i shumëpritur me japonezen Abe Majlinda Kelmendi i është hakmarrë japonezes Ai Shishime, nga e cila u mposht në botërorin e 2017-tës, për ta mposhtur sot pikërisht në Tokio, ku po mbahet kampionati botëror. Kampionia Olimpike u kualifikua në gjysmëfinale, ku e pret kampionia e tanishme e botës, Uta Abe, me të cilën do të përballet për herë të parë në karrierë

Lexo më shumë

Shtatorja e Dedë Gjon Lulit, u përurua në Hot të Malësisë (video)

Në fshatin Bardhaj, në Hot të Malësisë, të dielën u bë zbulimi i shtatores së heroit kombëtar Dedë Gjon Lulit. Përurimi i figurës historike u zhvillua në Shtëpinë Muze të Dedë Gjon Lulit, ku morën pjesë qytetarë nga të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarët në Mal të Zi dhe rajon. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Ali Salaj përgatiti kronikën. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Ali Salaj përgatiti kronikën.

Lexo më shumë

Nimanbegu i befasuar me padinë e Ministrisë së kulturës: Ngritja e flamurit është e drejtë kushtetuese

Nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi , Genci Nimanbegu, deklaroi se është i befasuar në mënyrë të pakëndshme nga informacioni se Ministria e Kulturës së Malit të Zi, do të ngrejë padi kundër organizatorëve të tubimit të Logut të Tërgajës,  për shkak të valvitjes së flamurit shqiptar. Ai theksoi se shqiptarët janë autokton në territorin e Malit të Zi dhe se sipas Kushtetutës së Malit të Zi, kanë të drejtë të shfaqin simbolet e tyre kombëtare. Nimanbegu shtoi se për padinë e paralajmëruar do të bisedojë me përfaqësuesit e…

Lexo më shumë

VENDKALIMET E REJA NË FAVOR TË INTEGRIMIT TË ZONËS KUFITARE

Rruga Deçan-Plavë në favor të integrimit të zones kufitare Diskursi sociopolitik Në rrëthana të reja shoqërore zonat kufitare duhet të kenë një tretman tjetër, përmes hapjes së vendkalimeve të reja jo vetëm zyrtare por edhe atyre jozyrtare, që do të ishte në favor të popullsisë vendore, ku kërkesën nga komuna e Plavës për rihapjën e vendkalimit  kufitar në Çakorr, e vlerësojmë pozitive dhe në favor të  qytetarëve  të komunës së Plavës dhe të Gucisë me mundësi të komunikimit me qytetin e Pejës përkatësisht me  Kosovën, duke dalur nga izolimi i…

Lexo më shumë

Komuna e Ulqinit shet tokën më të bukur për të dalur nga kriza

Komuna e Ulqinit po kalon një ndër krizat më të mëdha financiare të saja. E gjitha kjo vjen pas bllokimit të xhirollogarisë pas humbjes së rastit të njohur si K1 dhe borxhit për këtë rast ndaj kompanisë Rekreaturs. Ky borxh kalon shifrën prej 6 milion euro, përafërsisht sa është buxheti i Komunës së Ulqinit për një vit. Ky rast u aktivizua dhe mori epilog me ardhjen e kuadrit të  DPS-it në krye të komunës. I pari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq nga radhët e DPS-it në një intervistë për…

Lexo më shumë