Të dashurit nuk vdesin kurrë, derisa jetojnë ata që i duan 

Në kujtim të Afrim Buçaj Nokshiqi, djalit të axhës, vetëm 22-vjeçar, të marrë nga jeta në orët më të errëta të spastrimit etnik në Pejë. Ai ishte i ri, i qetë, gjithmonë me buzëqeshje dhe i mirë — një dritë që ndriçonte çdo rreth. Unë u rrita me të, dhe mungesa e tij është plagë që as koha, as fjalët nuk mund ta mbyllin. Nëna e tij, Zade, mbajti një dhimbje që vetëm qielli mund ta kuptonte. Ajo e përcolli Afrimin deri në banesën e fundit me një zemër të…

Lexo më shumë

“The Sun” dhe “Omaha Sunday Bee” : Plava e Gucia, ku Mali i Zi nuk guxoi të hyjë – siç shkruante shtypi amerikan më 1907

Për trimërinë e banorëve të Gucisë dhe Plavës në të kaluarën, janë shkruar dhjetëra tregime dhe libra. Që ky vend me të vërtetë ishte i veçantë, në vitin 1907 shkruanin gazetat amerikane “The Sun” dhe “Omaha Sunday Bee”. Këto dy gazeta në një faqe të plotë botuan tekst për Plavën dhe Gucinë duke i quajtur këto dy vende qytete të ndaluara evropiane, me një vështrim të posaçëm mbi fitoren në Nokshiq, kur ata mposhtën ushtrinë e Marko Miljanovit. Gucia dhe Plava, qytete ku asnjë i huaj nuk mund të hyjë gjallë – Banorët…

Lexo më shumë

Përkujtim për më të dashurin tonë FEIM GJONBALAJ

FEIM GJONBALAJ Më 24.08.2025 bëhen tri vjet nga ndarja nga jeta e më të dashurit tonë – Babit tonë të shtrenjtë. BABI, Sot bëhen tre vjet që vdekja të mori prej nesh! Edhe pse koha ecën përpara, dhimbja e mungesës sate nuk zbehet kurrë. Ti nuk je më fizikisht mes nesh, por je gjithmonë në zemrat tona – në çdo kujtim, në çdo fjalë që na vjen ndër mend, në çdo ndjenjë që na përfshin kur flasim për ty. Ema dhe Sara rriten çdo ditë me mallin për babin e…

Lexo më shumë

Heronj apo kriminelë? Lufta për kujtesën historike në Plavë e Guci

Historia e Plavës dhe e Gucisë është një faqe që nuk mund të rishtkruhet. Kjo trevë, e banuar kryesisht nga shqiptarë, u aneksua me forcë nga Mali i Zi. Ata që mbronin tokën e tyre u shpallën “rebelë”, ndërsa ata që donin ta pushtonin u ngritën në piedestal si “heronj”. Më 12 gusht 2014, në Arzhanicë (Plavë), u inaugurua një monument në nder të ushtarëve malazezë të rënë në betejën e Nokshiqit. Këta ushtarë nuk kishin ardhur për ta çliruar trevën, por për ta pushtuar atë. Ndërkohë, busti i Jusuf…

Lexo më shumë

Vendosja e shtatores së Nënë Terezës në Kishën e Gucisë

Sot në Kishën e Gucisë u zhvillua një ceremoni e veçantë për vendosjen e shtatores së Shenjtores Nënë Tereza. Ky aktivitet mblodhi së bashku besimtarë, përfaqësues të institucioneve dhe komunitetin, në një atmosferë mirënjohjeje dhe lutjeje. Në ceremoni morën pjesë: ✨ Imzot Gjon Lleshaj, Kryeipeshkëv i Tivarit, i cili drejtoi meshën solemne, ✨ Meshtarët e famullive të zonës, ✨ Përfaqësues të Njësisë Administrative Kelmend, përfshirë administratoren Florida Peraj, ✨ Përfaqësues të pushtetit vendor, të shoqatave kulturore e patriotike, ✨ Përfaqësues të diasporës, si dhe qindra besimtarë nga Plava, Gucia e…

Lexo më shumë