Klosi: Bjeshkët e Nemuna, park kombëtar i përbashkët Shqipëri-Kosovë-Mal i Zi

Programi i ri për zhvillimin e turizmit në një nga zonat më të bukura të Alpeve shqiptare, Bjeshkët e Namuna, do të sjellë rritje të numrit të turistëve, si dhe mirëqenien e komuniteteve lokale që jetojnë në zonat malore. Kështu theksoi ministri shqiptar i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi, në aktivitetin ku u prezantua ku ky program me bazë trashëgiminë e pasur kulturore. “Ne kemi filluar bisedimet me qeverinë e Kosovës dhe të Malit të Zi për të pasur mundësinë që ta kemi këtë zonë si park kombëtar të përbashkët.…

Lexo më shumë

KKSH realizoi një sërë takimesh në Prishtinë

Përfaqësues të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve dhe Ministrisë së Arsimit, në kuadër te vizitës zyrtare në Prishtinë më 05.06. 2019, zhvilluan disa takime në institucionet e Republikës së Kosovës. Delegacioni i shqiptarëve nga Mali i Zi përbëhej nga: Kryetari i Këshillit Kombëtar Faik Nika, sekretari Lindon Gjelaj, drejtori i Drejtorisë për Arsimin e Pakicave në Ministrinë e Arsimit në Mal të Zi Marash Dukaj dhe anëtaret e Komisionit për Arsim pranë Këshillit Kombëtar, Adriana Hoxha dhe Jeta Hasangjekaj. Fillimisht delegacioni zhvilloi takim në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ku…

Lexo më shumë

U PROMOVUA VEPRA MË E RE E AKADEMIK REXHEP QOSES

Prishtinë 6 Qershor 2019 Në Institutin Albanologjik të Prishtinës sot më 6 qershor 2019 u përurua vepra e Akademik Rexhep Qosjes “Dëshmitari në kohë historike (1999-2001)”. Është kjo pjesa VIII e Ditarit të cilin Rexhep Qosja e mbanë që nga viti 1966 e deri në ditët e sotme në të cilin janë përfshirë ngjarjet e ndryshme politike, kulturore dhe të jetës së përditshme gjatë periudhes së Protektoratit Ndërkombëtar nëpër të cilin kaloi kosova gjatë viteve 1999 deri në 2001.Në këtë ngjarje e cila zgjoi interesim të madh të audiencës së…

Lexo më shumë

Kësaj fundjave manifestimi tradicional gjithëpopullor ”Dita e Rumisë 2019”

Kësaj fundjave, me 09 qershor 2019, Shoqata e bjeshkatarëve ”Rumia” nga Ulqini organizon për të tetin  vit me radhë manifestimin tradicional gjithëpopullor ”Dita e Rumisë 2019”. Qëllimi kryesor i këtij manifestimi është ruajtja dhe përtëritja e traditës shumëshekullore të popullatës vendore të daljes në majen e malit Rumisë, i cili konsderohet si simbol i ekzistencës së tyre. Poashtu qëllim në vehte është njohja me bukuritë natyrore të kësaj ane si dhe shoqërimi i bjeshkatareve dhe krijimi i njohjeve të reja ndërmjet tyre. ”Dita e Rumisë” si maniestim unik vlerësohet ndër…

Lexo më shumë