LAJM MORTOR NGA FAMILJA MUJAJ

Me dhimbje të madhe njoftojmë komunitetin, miqtë dhe dashamirët se më 19 gusht 2025, në moshën 73-vjeçare, më New York ndërroi jetë i dashuri ynë: Ismet (Arslan) Mujaj Familja Mujaj pret vizita për ngushëllime ditën e mërkurë, 20 gusht 2025, në Xhaminë “Ali Pasha” (31-33 12 St, Astoria, NY 11106), Queens – New York, duke filluar nga ora *3:00 pasdite. Varrimi do të bëhet nesër, ditën e Enjte , më 21 gusht 2025, në Eternal Sunset Memorial Park and Cemetery. Në orën 9:00 të mëngjesit do të falet xhenazja, dhe…

Lexo më shumë

Shqiptarët ishin shumicë në Plavë–Guci, edhe sipas regjistrimit të vitit 1921

Historia nuk mund të fshihet me lapsin e pushteteve. Rreth vitit 1918, treva e Plavës dhe Gucisë ishte shumicë shqiptare absolute. Burimet osmane dhe raportet konsullore austro-hungareze e përshkruajnë këtë krahinë si një vend me shqiptarë myslimanë në shumicë dërrmuese, të pranishëm në çdo fshat, ndërsa elementet sllave ishin pakicë, kryesisht në disa lagje urbane. Pas aneksimit nga Mali i Zi në vitin 1913, dhjetëra dhe qindra familje sllave u vendosën në këtë trevë për të ndryshuar përbërjen etnike. Megjithatë, shqiptarët mbetën shumicë. Edhe pse regjistrimi i vitit 1921, i…

Lexo më shumë

Fshati Kukaj – Vuthjanët e vjetër

Mes gjelbërimit të dendur dhe hijeve madhështore të Alpeve Shqiptare, aty ku ajri është i pastër dhe zërat e maleve përzihen me rrjedhën e lumit të Luçës, shtrihet fshati Kukaj. Është një vend ku historia dhe peizazhi ecin dorë për dore – një vendbanim shqiptar që ruan kujtesën e brezave dhe krenarinë e fisit. Nga lindja, malet ngrihen si mure të gjalla, ndërsa perëndimi i lë vend ujërave të qeta të lumit. Veriu e lidh fshatin me Vishnjevën dhe Hakajt, ndërsa jugu i hapet miqësisht familjeve Bekteshaj dhe Radonçiq. Një…

Lexo më shumë

Gazeta malazeze demanton Ministrinë e Kulturës: Nuk ka prova që Jusuf Çelaj ka qenë kriminel lufte

Në vijim ju sjellim një shkrim të gazetës malazeze Kodex, e cila pas një hulumtimi të gjerë arkivor dhe historiografik, ka publikuar një artikull ku hedh poshtë pretendimet zyrtare për Jusuf (Isuf) Çelajn nga Plava e Gucia. Shkrimi sqaron se deri më sot nuk ekzistojnë asnjë provë, vendim gjykate apo dëshmi e besueshme që e lidhin emrin e tij me krime lufte apo bashkëpunim me pushtuesit. ⸻ Shkrimi I gazetes malazeze Kemi kryer kërkime, nuk ekziston asnjë dëshmitar, provë apo vendim gjyqësor që Jusuf Çeliq – Çelaj ka kryer krime apo…

Lexo më shumë

Familja Tukiq lut të gjithë për informacion rreth Ognjenit

Ognjen Tukiq nga Tivari është zhdukur. Familja e Ognjen Tukiq-it (31) nga Tivari ka raportuar zhdukjen e tij. Sipas tyre, ai është parë për herë të fundit më 17 korrik rreth orës 18:00, kur ishte nisur nga shtëpia e tij në lagjen Rena në drejtim të rrugës magjistrale. Në momentin e zhdukjes kishte veshur një bluzë të errët, xhinse dhe atlete të bardha. Zhdukja është raportuar edhe në polici. Familja Tukiq ka përsëritur apelin ku i luten të gjithë atyre që kanë informacion rreth Ognjen Tukiq, t’i njoftojnë. Zhdukja është…

Lexo më shumë