Këshilli qendrorë i Partisë boshnjake, në mbledhjen e kryesuar nga nënkryetari Osman Nurkoviq, u ka propozuar këshilltarëve të vet në Kuvendin Komunal të Tuzit të mbështesin zgjedhjen e kandidatit të Forumit Shqiptar për Kryetar të Kuvendit komunal të Tuzit. “Pas konstituimit të parlamentit lokal të Tuzit, Partia boshnjake pret vazhdimin e negociatave për formimin e koalicionit që do të përbëjë pushtetin në mandatin e ardhshëm. Gjithashtu, Këshilli qendrorë i PB vlerësoi se rezultati i fituar në zgjedhjet lokale është i shkëlqyeshëm dhe ofroi mbështetje të plotë Këshillit komunal të Tuzit…
Lexo më shumëPËRKUJTIM NGA FAMILJA QOSAJ
DOLI NGA SHTYPI KOMPLETI I VEPRAVE LETRARE I AKADEMIK REXHEP FERRI
Këto ditë në Tiranë Shtëpia botuese “Onufri” botoi kompletin e veprave letrare të piktorit me origjinë plavo-guciase Akademik Rexhep Ferri. Kompleti në fjalë përfshin 9 vepra nga fusha e letersisë : 1.Humbësi i lumtur (poezi) 2.Ndoshta dashuri (poezi) 3.Atdheu im torzo (roman) 4.Njeriu, po kush (roman) 5.Frikë nga Guernika (roman) 6.Britma e Munkut (roman) 7.Portreti në monedhë (roman) 8.Gabime të bukura (ese) 9.Ora me qyqe (ese) Me botimin e këtyre veprave kompletohet prezantimi i opusit te pasur të deritashëm të këtij artisti të shumëanshëm.
Lexo më shumëNik Gjeloshaj, kryetar i komunës së Tuzit, Kajoshaj do të drejtoj Parlamentin
LDSH, edhe me këtë rast dëshmoi se e ka Malësinë në rend të parë, dhe postin e kryeparlamentarit ia lëshoi UDSH-së, edhe pse në bazë të Marrveshjes parazgjedhore ky post do duhej ti takonte LDSH. Në mbledhjen e radhës që Forumi Shqiptar mbajti, më 18. 03. 2019, unanimisht vendosi që të përcaktohen kanditatët për Kryetarin e Komunës dhe për Kryetarin e Parlamentit.Kandidat për Kryetar Komune u propozua Z. Nik Gjeloshaj – ASH, kurse për Kryetar të Parlamentit, Z. Fadil Kajoshaj – UDSH.Duhet vlerësuar këtu kontributin që dha LDSH, e cila,…
Lexo më shumëMonumentet e trashëgimisë kulturore në Malësi (video)
Zona e Malësisë në Malin e Zi është e njohur për trashëgiminë historike dhe arkeologjike, që datojnë nga koha ilire. Evidentimi dhe mbrojtja e këtyre monumenteve kulturore është e një rëndësie të veçantë pasi paraqet identifikimin dhe dokumentimin e historisë dhe të kulturës së zonës së Malësisë.
Lexo më shumë