I pari i BDI-së Ali Ahmeti, ka dal sonte para mediave duke e pranuar humbjen për kryetar të komunave dhe duke paralajmëruar një analizë të thelluar të strukturave të partisë, derisa tha se do të rinovojnë radhët e tyre, shkruan Alsat. “Rezultatet janë të njohura në mbarë vendit, apo më mirë të thuhet të votës kombëtare në mbarë vendin. 23 mijë vota më shumë, por nuk kemi arritur të fitojmë garën për kryetar të komunave. Ne e pranojmë këtë rezultat. Ne kemi fituar votën e shumicës, votën e popullit. Humbja…
Lexo më shumëMexhiti: VLEN është fituesi i madh i zgjedhjeve lokale në RMV
Izet Mexhiti, Kryetar i Komunës së Çairit dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, ka shpallur fitoren në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoni të Veriut në kampin shqiptar për koalicionin VLEN. Përmes një postimi në Facebook, Mexhiti ka thënë se “sot fituan shqiptarët, fituan qytetarët që besuan në ndryshim”. “VLEN është fituesi i madh i zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut — kjo fitore legjitimon me votën e sovranit vullnetin tonë për rotacion politik dhe për një të ardhme më të mirë”, shkroi ai. Mexhiti theksoi se…
Lexo më shumëMirënjohje nga rinia e Plavë-Gucisë për Fondacionin që s’harroi rrënjët
Sot, në Shtëpinë e Kulturës në Vuthaj, nxënësit e shkollës së mesme në gjuhën shqipe në Plavë zhvilluan një aktivitet falënderues, të organizuar nga Tina Sinanaj Qosaj, me rastin e pranimit të një donacioni të çmuar nga Fondacioni “Plavë Guci”. Ky gjest fisnik, që siguron pagesën e transportit për nxënësit shqiptarë që ndjekin mësimet në Plavë, u prit me shumë emocion e mirënjohje nga të rinjtë, të cilët në këtë mënyrë ndihen të mbështetur dhe të vlerësuar nga bashkëvendasit e tyre në diasporë. Fjalimin e rastit e mbajti profesoreshë Hasnije…
Lexo më shumëNesër zbulohet përmendorja e Lekë Dukagjinit në Shpenadi të Prizrenit
Në fshatin Shpenadi të Prizrenit, të dielën me 2 nëntor 2025, do të mbahet ceremonia e zbulimit të përmendores së Lekë Dukagjinit, një prej figurave më të rëndësishme të historisë shqiptare, të njohur për Kodin e tij kanonik dhe rolin e tij në ruajtjen e identitetit kombëtar. Përmendorja, do të vendoset përballë sheshit që mban emrin e tij. Aktuviteti organizohet nga Shoqata “Lekë Dukagjini – Shpenadi”, me pjesëmarrjen e banorëve të zonës, përfaqësuesve të komunitetit dhe mysafirëve të shumtë. Organizatorët njoftojnë se ky është një hap i rëndësishëm për ruajtjen…
Lexo më shumëKëshilli Kombëtar i Shqiptarëve dënon gjuhën e urrejtjes dhe kërcënimet ndaj Reisit Fejziq
KKSH reagon ndaj kërcënimeve ndaj Reisit të Bashkësisë Islame Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi ka reaguar publikisht pas zhvillimeve të fundit që pasuan incidentin ndërmjet disa qytetarëve malazezë dhe qytetarëve turq që jetojnë dhe punojnë në vend, si dhe pas kërcënimeve të drejtuara ndaj Reisit të Bashkësisë Islame, z. Rifat ef. Fejziq. Në reagimin e bërë publik, KKSH shpreh shqetësimin e thellë për tensionet e krijuara dhe dënon ashpër gjuhën e urrejtjes, thirrjet raciste dhe çdo formë të intolerancës e dhunës. “Jemi dëshmitarë të eskalimit të situatës në forma të…
Lexo më shumë