Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta nisi të hënën një vizitë shtetërore dy ditore në Mal të Zi, me ftesë të homologut të tij malazez, Milo Gjukanoviç. Në konferencën për gazetarë Presidenti Ilir Meta, tha se të dy vendet kanë çdo arsye për të ndërtuar themelet e një rruge të përbashkët.. “Marrëdhëniet tona janë shembull në rajon dhe jam krenar për kontributin e shqiptarëve në Mal të Zi,që ishin vendimtarë në mbështetjen e integrimeve euroatlantike të Malit të Zi, “tha Meta. Ai vuri në dukje se shqiptarët në…
Lexo më shumëShoqata “Malësia e Madhe” nga NY, ndan 20 bursa për studentët e Malësisë
Mr.Kristjan Dukaj Sot në Tuz u bë ndarja e bursave të shoqatës “Malesia e madhe” nga NY për studentët, përfitues të bursës për vitin akademik 2018-2019. Kryetari i kësaj shoqate ËjlloBerishaj, i uroi studentët përfitues të bursës dhe vlerësoji angazhimin e shoqatës në ruajtjen e vazhdimësisë të këtij aksioni në mbështetje të shkollimit të rinjve nga këto treva. Ai duke u dorëzuar bursat 20 studentëve përfitues mes tjerash ka tërhequr vërejtje që në të ardhmen aplikuesit të jenë më të kujdesshëm dhe të dërgojnë dokumentacionin përkatës brenda afatit të paraparë.…
Lexo më shumëMeta nesër në Mal të Zi, Podgorica mbushet me flamuj Kuq e Zi
Gjatë ditës së nesërme, Presidenti i Republikës, Ilir Meta do të nisë një vizitë shtetërore dy ditore në Mal të Zi, me ftesë të homologut të tij malazez, Milo Gjukanoviç. Me rastin e kësaj vizite, në disa rrugë të Podgoricës janë vendosur flamujt kuqezi në nder të Presidentit të Shqipërisë. Disa foto të shkrepura sot në mbrëmje në Podgoricë tregojnë atmosferën në kryeqytetin malazez, ku banojnë edhe shumë shqiptarë. Mësohet se gjatë kësaj vizite, veç takimeve me krerët e lartë të Malit të Zi, Presidentit Meta do të vizitojë edhe…
Lexo më shumëGjama e burrave, zakoni i hershëm shqiptar (VIDEO)
Pasi Gjergj Kastrioti mbylli sytë, Lek Dukagjini nisi të rrihte gjoksin e të shkulte flokët siç shkruan Marin Barleti. Është i njëjti rit i kryer që në kohë fort të vjetra nga Akili mbi trupin e Patroklit. Dokumenta, fakte, të dhëna… Mos humbisni videon e plotë të dokumentarit të gazetarit Marin Mema, gjama e burrave.
Lexo më shumëSaubih Mehmeti zgjedhet kryetar i ri i LD në MZ
Ulqin 19 Janar 2019 Në Ulqin u mbajt Kuvendi VIII (zgjedhor) i Lidhjes Demokratike në Mal të Zi. Nga ky Kuvend u zgjodh kryetari i ri dhe kryesia e re e Lidhjes Demokratike në Mal te Zi. Kryetar i ri i këtij subjekti politik u zgjodh z. Saubih Mehmeti. Z. Mehmeti në këtë post do të zëvendësojë z. Mehmet Bardhi, kryetarin e parë dhe të vetëm të LD në MZ që nga themelimi, subjektit të parë politik të shqiptarëve në Mal të Zi.
Lexo më shumë