Meta me 24 nëntor viziton Rozhajën

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta e 24 nëntor do të vizitojë Rozhajën,me rastin e manifestimit “Ora e Malit” i cili u dedikohet refugjatëve të luftës së vitit 1999 të cilët janë vrarë në Komunën e Rozahjes nga forcat serbe. Në delegacion do të marrin pjesë edhe ambasadori i Shqipërisë në Mal të Zi, Ridi Kurtezi, si dhe këshilltarët Flamur Gashi dhe Tedi Blushi. Ardhjen e presidentit Meta e kanë konfirmuar edhe nga Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi.

Lexo më shumë

LAJM MORTOR NGA FAMILJA DEDUSHAJ

Me pikëllim të thellë njoftojmë se me 14 Nëntor 2018 në Prishtinë papritmas në moshën 54 vjeçare ndërroj jetë më i dashuri i ynë DEMË ISA DEDUSHAJ Të pikëlluar nëna Suta, bashkëshortja Ganimetja, djemtë Rroni e Arti, vëllau Fadili motra Mahija si dhe familja e gjerë Dedushaj.   Varrimi i te ndierit do të bëhet nesër dite e Premte 16 Nëntor 2018 në varrezat e Prishtinës lagja Dragodan në ora 13:00   Redaksia e faqes “Plava e Gucia Sot” familjes Dedushaj i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta

Lexo më shumë

Tërmet në Ulqin 4,3 shkallë të Rihterit

Një termet prej 4,3 shkallë Rihter ka goditur dje Malin e Zi dhe Shqipërinë, epiqendra e të cilit ka qenë në Ulqin. Më 13 nëntor 2018, në 14 orë dhe 47 minuta, Instituti i Sizmologjisë dhe Hidrometeorologjik i Malit të Zi ka regjistruar një tërmet me epiqendër 3 km në juglindje të Katërkollës, Komuna e Ulqinit, . Fuqia e këtij tërmeti në epiqendër ishte 4.3 njësi të shkallës Rihter, e cila korrespondon me intensitetin prej V shkallë të Merkalit.  Thellësia e tërmetit ishte 19 km. Bazuar me të dhënat numerike,…

Lexo më shumë