Ju dha lamtumira e fundit në New York intelektualit të shquar plavë-gucias Shaban (Binak ) Brunçaj (foto)

New York 10 Maj 2018 Dje ne New York  9 Maj 2018  me një pjesëmarrje te gjere te komunitetit dhe te te afërmeve në varrezat   Ferncliff Cemetary  Hartsdale, NY ku edhe gjenden varrezat e vëllezërve Bruncaj ju dhe lamtumira e fundit intelektualit te shquar Vuthjan, Shaban Binak Bunacaj. I ndieri ndërroj jete me datën 7 Maj 2018 ne New York pas një sëmundje te shkurtër dhe te rend. Shabani u lind ne Vuthaj me 27 Maj te vitit 1949 dhe ishte një nder juristet me te shquar te Kosovës  i…

Lexo më shumë

PIKNIKU TRADICIONAL I FONDACIONIT PLAVË GUCI

Me 27 Maj 2018 do të mbahet pikniku i plave-guciasve në SHBA. Është kjo një ditë e veçantë që në natyre si një familje e madhe në mërgim të jemi sëbashku, të takohemi e pse jo edhe të njihen gjeneratat e reja në mes veti, të lozim sëbashku, të argëtohemi  në natyrë duke shijuar ushqimet tona tradicionale po sikur të ishim ne atdhe. Ndaje këtë ditë në kalendarin tënd që të mbetet në kujtimet tona përgjithmonë  po sikur të ishim ne Plavë Guci. Fondacioni Plavë Guci ka bërë të gjitha…

Lexo më shumë

SHEMSO FERRI NË PRISHTINË

Edhe pse ka kaluar kohë e gjatë nga koha e Shemso Ferrit ashtu se si i themi ne në Plave Guci apo koha e Shqipnisë, emri i ti është prezent  sot në Prishtinë. Një rrugë e kryeqytetit- Prishtinës në lagjen Veternik bart emrin e tij për të nderuar jetën dhe veprën e atdhetarit të Ferrajve, Shemso Ferrit. Plava dhe Gucia me nostalgji kujtojnë këtë kohë sepse koha e tij kishte  ringjallë shpresat që  kjo trevë shqiptare do i bashkohet trungut të atdheut të cunguar. Shemso Ferri ka qenë nipi i…

Lexo më shumë

LAJM MORTOR NGA FAMILJA GJONBALAJ

Me pikëllim të thellë njoftojmë miqtë shokët dhe dashamiret se në spitalin Amerikan në Prishtine me 9 Maj 2018 në orët e hershme të mëngjesit ne moshën 94 vjeçare ndërroj jetë më i dashuri i ynë   JONUZ KURTI GJONBALAJ   Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër me 10 Maj 2018 në varrezat e fshatit Vitomiricë, Pejë Funerali niset në ora 14:00 nga shtëpia e të ndjerit në Vitomiricë Rajoni i parë(te Bunari) Të pikëlluar familja Gjonbalaj dhe të afërmit e të ndierit. Redaksia e Faqes Plava e…

Lexo më shumë

Si e njoha unë Shaban Bruçajn !

shkruar nga: Hamza Halabaku (shkrim i huazuar nga gazeta Koha Ditore 8 Maj 2018) Është ndarë nga jeta në moshën 68 vjeçare, larg vendlindjes, në Nju-Jork, veprimtari dhe ish-zyrtari i lartë i Kuvendit të Kosovës, i përbërjes që shpalli Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut të vitit 1990 dhe të Kushtetutës së Kaçanikut, Shaban Bruçaj. Lajmin ia bëri të ditur portalit Koha.net bashkëpunëtori i tij i atyre viteve të rënda e domethënëse për rrugëtimin historik të Kosovës, Hamza Halabaku. Ai shkruante për të: Lajmin e mora me pikëllim, se Shaban Brunçajn…

Lexo më shumë