SHESHELI DËNOHET ME 10 VJET BURG NGA TRIBUNALI I HAGËS, por ai nuk do të vuajë dënimin

Tribunali i Hagës ka dënuar me dhjetë vjet burgim Vojisllav Sheshelin për shkak të përndjekjes së kroatëve në Vojvodinë. Megjithatë, Shesheli nuk do të vuajë dënimin me burg, pasi ai këtë e ka kryer gjatë kohës sa ka qëndruar në paraburgim, transmetojnë mediat serbe, shkruan KP. Gjykata e OKB-së sot merr vendim për Sheshelin Politikani nacionalist serb, Vojisllav Sheshel, do të mësojë sot nëse gjykata e Kombeve të Bashkuara do të mbështesë një apel kundër shfajësimit të tij për akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Shesheli akuzohet se…

Lexo më shumë

Kroacia nuk e ekstradon Ismail Morinën “Ballistin” në Serbi

Zagreb 10 Prill 2018 Ministria kroate e drejtësisë ka konfirmuar sot se nuk do ta ekstradojë tifozin shqiptar Ismail Morina në Serbi. Morina ishte ndaluar në Kroaci më 2017, me një urdhër arresti të Serbisë nën akuzat se ka nxitur urrejtje kombëtare, me ngritjen e një droni me flamur që përmbante simbole kombëtare shqiptare te Shqipërisë etnike, gjatë një ndeshjeje futbolli ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë në Beograd, në vitin 2014. Vendimin për mos-ekstradim të Morinës e ka nënshkruar ministri kroat, Drazhen Boshnjakoviq.

Lexo më shumë

Lekaj kërkon jetësimin e lidhjes hekurudhore Kosovë-Mali i Zi

Ministri i Infrastrukturës së Kosovës, Pal Lekaj, priti sot në takim ambasadorin e Kosovës në Mal të Zi, Skënder Durmishi, me të cilin biseduan për inicimin e marrëveshjeve bashkëpunuese për projekte infrastrukturore, të cilat do të shërbenin në rritjen, forcimin dhe zhvillimin ekonomik të të dyja vendeve.   Duke i vënë një theks të veçantë lidhjes hekurudhore Kosovë-Mal i Zi, lidhje kjo e cila për momentin nuk ekziston, ministri Pal Lekaj shfaqi interesim, duke pohuar se Ministria e Infrastrukturës është e interesuar që kjo ide të bëhet jetike.Ai tha se…

Lexo më shumë

Në prag të zgjedhjeve, Lidhja Demokratike Shqiptare prononcohet lidhur me zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi

Më poshtë lexoni deklaratën e plotë të LDSH-së: Vetëm disa ditë na ndajnë nga zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi. Pritjet e elektoratit shqiptar, në prag të këtyre zgjedhjeve, ishin që kësaj radhe faktori politik shqiptar të unifikohej rreth përkrahjes, apo mospërkrahjes, me konsensus, të ndonjërit nga kandidatet për president! Fatkeqësisht kjo nuk ndodhi. Përkundrazi disa parti politike shqiptare vrapuan, kush e kush me parë, për t’i puthur këmbët mbretit! Tashmë kur qëndrimi i të tjerëve dihet, elektorati është në pritje të qëndrimit të LDSH-së. Të përballur me një situate…

Lexo më shumë

Prej qelie në qeli… – Bisedë me Ajshe Gjonbalajn, ish-e burgosur politike

“Intervistë e revistës Kosovarja” Ajshe Gjonbalaj, nga Vuthaj, e burgosur politike e viteve 80, ka qenë pjesëmarrëse e demonstratave më 1968 dhe 1981, ku edhe është dënuar me burg 13 vjet, e që shtatë prej tyre i ka vuajtur në disa burgje, e shumicën në burgun e Pozharevcit, në Serbi. “Kosovarja”: Kush është Ajshe Gjonbalaj? Ajshe Gjonbalaj: – Jam e lindur më 1 tetor 1948, në Vuthaj, në Mal të Zi. Shkollën fillore e kam kryer në Vuthaj, normalen në Pejë, kurse Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë, më 1971.…

Lexo më shumë