Gjatë dy vjetëve të fundit, autoritetet në Mal të Zi kanë regjistruar rritje të sulmeve kibernetike – shumica e tyre kundër institucioneve shtetërore dhe mediave. Në prag të zgjedhjeve presidenciale më 15 prill, ky vend po merr masa për një tjetër valë sulmesh. Mali i Zi dhe vendet e tjera në Ballkan frikësohen se ndërhyrja e Moskës do të shtrijë edhe më shumë ndikimin e saj atje. Zyrtarët në Podgoricë druajnë se vendi i tyre është veçanërisht i cenueshëm, pasi fituesi i zgjedhjeve presidenciale ka gjasa ta udhëheqë Malin e…
Lexo më shumëPresidenti Vujanoviq shpalli zgjedhjet lokale në 12 komuna në Mal të Zi
Presidenti i Malit të Zi Flip Vujanoviq ka shpallur zgjedhjet lokale në disa komuna, të cilat do të mbahen më 20 dhe 27 maj. Zgjedhjet për këshilltarët në Kuvendin Komunal të Podgoricës dhe Kuvendi Komunal të Golubovcit do të mbahen më 27 maj. Zgjedhjet në atë ditë do të mbahen edhe në Plavë, Shavnik, Zhablak, Tivar, Plevlë, Rozhajë, Danillovgrad, Bijello Pole dhe Kollashin. Siç është njoftuar, zgjedhjet për këshilltarët në Kuvendin Komunal të Pazhinës do të mbahen më 20 maj.
Lexo më shumëNjoftim: Përurimi i librave “Shqiptarët në Malin e Zi, çështje e pazgjidhur” dhe “Vizatim hënor me shkëlqim yjesh” të Haxhi Shabanit në QKI Malësia në Tuz
Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” në bashkëpunim me Qendrën Kulturore Informative “Malësia” do të organizojnë mbrëmje autoriale dhe përurimin e librave “Shqiptarët në Malin e Zi, çështje e pazgjidhur” dhe “Vizatim hënor me shkëlqim yjesh” të mr. Haxhi Shabani. Mbrëmja do të mbahet të shtunën, më 17 mars 2018, ora 19.00, në Qendrën Kulturore Informative “Malësia” – Tuz.
Lexo më shumëPLAVA DHE GUCIA, NËNA E MADHE E ALPEVE SHQIPTARE
nga Mark Zef Marku (Shkorreti) Në Plavë dhe Guci, dy “margaritarët me bukuri si askund tjetër në Europë”, siç thotë akademiku Rexhep Qosja në shkrimet e tij, ku flitet shqip, dhe jo vetëm për turizmin, por për shumë e më shumë. Flitet për historinë, kulturën, identitetin e banorëve të kësaj zone dhe detyrat e Tiranës së pari e mandej të Prishtinës për ta ruajtur këtë identitet. Për t’u njohur me historinë e kësaj zone gjithkush mjafton të lexojë vargjet e “Lahuta e Malcisë” për Betejën e Nokshiqit. Është një betejë shumë…
Lexo më shumëFlorin Krasniqi nis procedurat për ndërtimin e dy hidrocentraleve në Mal të Zi
Florin Krasniqi, një afarist që në vitet 90-ta mblodhi para për armatimin e UÇK-së, po ndërton dy hidrocentrale të vegjël në komunën e Plavës. Kjo është kundërshtuar fuqishëm nga popullata lokale. Nënshkrimi i një peticioni kundër ndërtimit të këtyre hidrocentraleve është në zhvillim e sipër, sepse vendasit besojnë se mund të rrezikojnë furnizimin me ujë të pijshëm, shkruan portali Vijesti, përcjell Telegrafi. Krasniqi është ish-deputet i lëvizjes Vetëvendosje ndërsa është pronar i hotelit Kulla e Balshajve në Ulqin. Deri më tani, 651 qytetarë të komunës së Plavës kanë nënshkruar peticion…
Lexo më shumë