Akademik ESAD MEKULI (1916- 1993)

Esad Mekuli është poeti i parë dhe më i njohur i Kosovës pas Luftës së Dytë Botërore. Ai lindi në Plavë, më 17 dhjetor 1916 dhe vdiq në Prishtinë më 1993. Familja e tij në Plavë kishte ardhë nga Nokshiqi. Babi i Esad Mekulit, edhepse ishte hoxhë, fëmijët e tij i orientoi në shkollim jofetar. Esad Mekuli, shkollën fillore e kreu në Plavë, në gjuhën serbe. Shkollimin e mesëm-gjimnazin e filloi në Pejë, për ta vazhduar pastaj në Prizren e Sarajevë, ndërsa e përfundoi në Pejë në vitin 1936. Menjëherë…

Lexo më shumë

Prof.dr Isuf (Isuf)Dedushaj

  Doktor i shkencave të mjekësisë – epidemiolog Lindi në fshatin e Vuthaj –  më 10 tetor 1951. Shkollën fillore e mbaroi në Vuthaj dhe Guci. Gjimnazin e kreu në Pejë, kurse Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë në mars të vitit 1976. Fillimisht punoi në Shtepinë e Shëndetit në Drenas ish Gllogovci. Në vitin 1976 punësohet në Entin Krahinor për Mbrojtje Shëndetësore ku zgjidhet bashkëpunëtor për lëndën Mjekësi Sociale. Përfundon specializimin nga epidemiologjia më 20 maj të vitit 1980 dhe njëheri është epidemiologu i parë shqiptar i Kosovës. Studimet pasuniversitare…

Lexo më shumë

Prof. Dr. Naser Ferri,arkeolog,

Prof. Dr. Naser Ferri, arkeolog, Këshilltar shkencor në Degën e Historisë të Institutit Albanologjik të Prishtinës  dhe nip i herojit kombëtar mbarëshqiptar Jakup Ferri. Prof.dr. Naser Ferri u lind në Pejë më 12 janar 1955. Arsimin fillor dhe të mesëm i kreu në Pejë, kurse studimet universitare me suksese të shkëlqyeshëm në Zagreb – Dega e arkeologjisë e Fakultetit Filozofik (1978) ku i kreu edhe studimet pasdiplomike të magjistraturës më 1987. Tezën e disertacionit e mbrojti më 1997. Më 1979 filloi punën në Institutin Albanologjik në Prishtinë, fillimisht si asistent,…

Lexo më shumë

PLAVA DHE GUCIA, NËNA E MADHE E ALPEVE SHQIPTARE

Etnografi – Lugina e Plavë-Gucisë, një bukuri përrallore, e strukur atje ku “miza bren hekurin”, në këtë shekull duket e braktisur dhe e ndrojtur nga stuhitë e historisë, të cilat në të kaluarën asnjëherë s’e kursyen.   Zenun Çelaj Lugina e Plavë-Gucisë, një bukuri përrallore, e strukur atje ku “miza bren hekurin”, në këtë shekull duket e braktisur dhe e ndrojtur nga stuhitë e historisë, të cilat në të kaluarën asnjëherë s’e kursyen. Historia e saj e ngatërruar, si e gjithë historia shqiptare, asnjëherë nuk e ka sqaruar mirë, nëse kjo…

Lexo më shumë

INAGUROHET INFO KULLA NE MIRDITE (VIDEO)

  Është përuruar  INFO-Kulla MIRDITA, një prej veprave më të spikatura turistike në vend, e vendosur ndanë Rrugës së Kombit në Rubik. Një bashkëpunim efikas mes Bashkisë Mirditë dhe Partneritetit Shqipëri Austri – Marianne Graf. Një investim me shumë vlere dhe me interes te veçantë për ruajtjen e trashëgimisë kulturore, një shembull i mire dhe përkushtim i jashtëzakonshëm i një austriake për ruajtjen e trashëgimisë se Shqipërisë. Idetë inovative dhe humane të Marianne Graf, njohja e historisë, sidomos e Shqipërisë Veriore, të qenit shpirtërisht e lidhur me shqiptarët e mirditasit…

Lexo më shumë