Në një vend të vogël, ku burrêria dhe njerêzia ishin shumë te pêrhapura, kur njê kohê tek buka mund të vihej vetem pêrmes këti vendi.
Me ndihmên e kêtyre disa bashkombës u ngjitën në poste të larta: nënkryetarë të ndryshêm, ministra, drejtues institucionesh etj.
Ata u ngjiten me fjalë plotë shpresê, fjalê tê medhaja:

Nga Ibrahim Arifaj (magjister i diplomuar i informatikës)
“Do të jemi mbrojtësit e popullit tonë. Do të jemi sytë e atyre që nuk shohin, zëri i atyre që nuk flasin… por…”
Por koha i gërryen betimet dhe bêrtimat. Në vend të atêdheut, ata panë karrigen. Në vend të flamurit, panë interesin. Në vend të zërit të popullit, dëgjuan zërin e perfaqêsuesve tê popujve tê huaj nê kompenzim me… Dhe erdhi dita kur disa simbole u prekën. Ata heshtën.
Heshtja e tyre nuk ishte thjesht frikë, ishte miratim, sepse gjinden nê të njentin nivel tê forcês sê atyre qê urdhêruan kêtê gjest, madje pak mê lartê.
Kinese reaguan permes degêve partiake, duke akuzuar bashkëvendês qê panê me kohê qêllimet primarê tê tyre dhe u larguan nga rradhêt e tyre.
Njëri nga djemt,nga ai vênd i vogêl, i zhgënjyer, doli nga koalicioni dhe ngriti zërin:
“Jo! Flamuri nuk është mall tregu. Gjuha nuk është dekor. Historia nuk është karrige për pazare!”
Dhe atëherë, shokët e tij të dikurshëm u kthyen kundër tij. Po ulën në tryeza të fshehta e thanë:
“Ky burrê do të shpallet fajtor. Do ta mbulojmë me akuza. Kinêse faji pêr atê qê ndodhi gjindet tek ai. Populli, kur të frikësohet, do të na ndjekë prapë, duke na parê neve si “shpêtues”.
Por ajo mjegull nuk ishte e re. Kishte hijëzuar edhe më parë. Sepse dikur, jo shumë kohë më parë, kur në të njêjtin vênd ky populli përballeshin me sulme barbare , patën derguar kushtrim mu tek njê paraardhês i njërit prej këtyre “pêrfaqësuesve”, ku mbasi telefonoi drejt Cetisê, duke i lajmëruar për ndodhitê qê po bêjnê popullsia e atyre trevave ndaj kombit shqipetare, dhe dini cka ndodhi? U tha t’i kthejnë mbrapa, që të mos shpëtonin as ata të dytë… dhe si duket kêta nuk u kthyen mê..
Ajo hije tradhtie, atëherë, nuk u shua. Ajo kaloi nëpër gjak, u mbështoll me karrige e pushtet, dhe sot vesh me mjegull sytë e pasardhësve të tyre.
Po përsërisim hijen e së kaluarës. Po keqpêrdorim flamurin tonë ashtu siç dikur u tradhtua Gucia e Plava. Dhe kujtesa shqiptare nuk duhet tê harrohet.
Ata vazhdojnê lojën e tyre, duke menduar se pushteti do të jetë mburojë nga “pasurimi pêrkrye natês”…
Por mjegulla nuk mbulon diellin përgjithmonë. Sepse e vërteta është si drita:
mund ta ndalësh për një çast, por jo ta shuash. Dhe kur drita vjen, tregon plagët e vjetra e të reja njësoj..
Dhe populli do tê kuptoj një të vërtetë të rëndë:
Nuk është i huaji që të shkatërron më shpejt, por bitê e shtëpisë, kur bëhet urë për armikun. Jo kur flamuri digjet nga dora e huaj, por kur lëshohet nga dora e shqiptarit. Jo kur historia sulmohet nga jashtë, por kur brezat e përsërisin errësirën e gjyshërve të tyre…