Kosova shpall ditë zie në nderim të jetës dhe veprës së Rexhep Qosjes

Pas vdekjes së akademikut, Rexhep Qosja, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova humbi një nga figurat më të rëndësishme të jetës akademike. “Në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosja, dita e nesërme, e premte, 24 prill 2026, shpallet Ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës”, ka njoftuar vetë Haxhiu. Sipas saj, me këtë vendim, shteti shpreh nderimin dhe mirënjohjen për një personalitet që i dha kulturës shqiptare dije, vepër dhe autoritet.

Lexo më shumë

ASHAK për ndarjen nga jeta të akademikut, Rexhep Qosja: Humbje e rëndë për kombin shqiptar

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës ka ngushëlluar familjen e Rexhep Qosjes i cili vdiq në moshën 89-vjeçare. Kjo akademi thotë se lajmin për ndarjen nga jeta të shkrimtarit dhe anëtarit të saj e morën gjatë një aktiviteti të përbashkët në Tiranë me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. “Sot, gjatë një aktiviteti të përbashkët të organizuar në Tiranë nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës mësuam lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të akademikut, studiuesit dhe shkrimtarit Rexhep Qosja, anëtar…

Lexo më shumë

Ndahet nga jeta shkrimtari dhe akademiku i njohur nga Vuthajt, Rexhep Qosja — varrimi u mbajt në rreth të ngushtë familjar

Sot, më 23 prill 2026, është ndarë nga jeta shkrimtari dhe akademiku i njohur shqiptar, bashkëvendasi ynë nga Vuthajt, Rexhep Qosja. Sipas njoftimit të nipit të tij, Valjet Rexhepi, ceremonia e varrimit është zhvilluar në praninë e anëtarëve të ngushtë të familjes, në përputhje me dëshirën e të ndjerit. Familja ka bërë të ditur gjithashtu se, me vullnetin e Qosjes, nuk do të organizohet ceremoni pritjeje dhe nuk do të ketë pjesëmarrje në organizime institucionale. “Njoftojmë se sot, më datë 23.4.2026 është ndarë nga jeta dhe është varrosur Rexhep Qosja.…

Lexo më shumë