Në fundin e shekullit XIX, trojet shqiptare filluan të tërhiqnin vëmendjen e shumë studiuesve, diplomatëve dhe udhëtarëve europianë. Ndër emrat më të njohur që vizitoi viset shqiptare ishte edhe Edward Frederick Knight, gazetar, udhëtar dhe korrespondent britanik lufte. Knight lindi në vitin 1852 në Angli dhe gjatë jetës së tij udhëtoi në shumë vende të botës si reporter dhe eksplorues. Ai u bë i njohur për shkrimet e tij mbi Ballkanin, Lindjen e Mesme dhe konfliktet e kohës. Vdiq në vitin 1925, duke lënë pas një numër të madh librash…
Lexo më shumëDay: May 17, 2026
Incident në Eurovision, delegacionit serb i pengon flamuri i Kosovës
Një incident ka ndodhur në Qendrën e Mediave në festivalin e këngës Eurovision, që po mbahet në Vjenë, ku një pjesëtares së delegacionit të Serbisë i ka penguar valëvitja e flamurit të Kosovës gjatë performancës së këngëtarit shqiptar, Alis Kallaçi, me këngën “Nân”. Anëtari i Eurovision Kosova, Albert Limani, i cili ndodhej bashkë me ekipin e RTK-së në sallën e mediave duke e ndjekur performancën e Alisit, ka bërë të ditur se një grua nga delegacioni i Serbisë ka tentuar t’ua largojë flamurin e Kosovës. “Derisa po festonim bashkë me…
Lexo më shumëGjobë deri në 500 euro, Ulqini me rregulla të reja për pushuesit
Kryetarja e Kuvendit Komunal të Ulqinit, Ivana Popoviq, njoftoi se në seancën e fundit, u miratua një rregullore e re mbi sjelljen në zonat publike me qëllim ruajtjen e rendit, etikës dhe imazhit të qytetit. Sipas këtij vendimi, ndalohet lëvizja me rroba banje ose me trup pjesërisht të zhveshur jashtë zonave të plazhit dhe të notit, transmeton Telegrafi. Ndalimi vlen për: rrugët, sheshet, shëtitoren, parqet, zonat e këmbësorëve dhe zonat e gjelbra. Shkelësit i nënshtrohen gjobave prej 350 deri në 500 euro. “Rregullorja u miratua me qëllim ruajtjen e rendit,…
Lexo më shumë