Prizreni nderon Lidhjen Shqiptare: Pas 148 vitesh, fryma e bashkimit kombëtar mbetet e gjallë!

Në ceremoninë qendrore morën pjesë edhe përfaqësues nga Sanxhaku dhe Ulqini, duke rikujtuar shtrirjen historike dhe shpirtërore të veprimtarisë së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Prizren, 10 qershor 2026 – Në Kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit u mbajt dje aktiviteti qendror përkujtimor dhe kulturor me rastin e 148-vjetorit të themelimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, një prej ngjarjeve më të rëndësishme në historinë kombëtare shqiptare. Institucionet e Republikës së Kosovës organizuan një sërë aktivitetesh për të shënuar këtë jubile, duke rikujtuar rëndësinë historike të Lidhjes si organizimi i parë politik…

Lexo më shumë