148-vjetori i Lidhjes Shqiptare së Prizrenit – Plavë-Gucia në ballë të mbrojtjes së trojeve shqiptare

Sot shënohet 148-vjetori i themelimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ngjarjes më të rëndësishme historike, politike dhe kombëtare të shqiptarëve në shekullin XIX. E krijuar më 10 qershor 1878, Lidhja u shndërrua në organizimin e parë gjithëkombëtar kunder vendimeve jo te drejta te fuqive te medha e me qellim të mbrojtjes së trojeve etnike shqiptare nga copëtimi që po planifikohej pas Kongresit të Berlinit.

Në këtë kapitull të lavdishëm të historisë kombëtare, krahina e Plavë-Gucisë zuri një vend të veçantë. Pikërisht këto troje u bënë simbol i rezistencës dhe qëndresës shqiptare kundër vendimeve të Kongresit të Berlinit, sipas te cilve parashihej qe Plava e Gucia padrejtsisht ti dhurohen Malit të Zi Përballë këtij rreziku, shqiptarët e krahinës u organizuan me forca vetanake, nën udhëheqjen e dy figurave emblematike: Ali Pashë Gucisë dhe të Jakup Ferrit.

Ali Pashë Gucia ishte një nga themeluesit dhe udheheqesit me të shquar politik të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Ai mobilizoi mijëra luftëtarë shqiptarë për të mbrojtur Plavën dhe Gucinë, duke u bërë figura kryesore e rezistencës në këtë trevë. Jakup Ferri nderkaq ishte kryekomandant i forcave vullnetare shqiptare ne terren.Nën drejtimin e tij, forcat shqiptare arritën ta ndalin avancimin e ushtrisê së rregullt malaziae dhe të dëshmojnë para Evropës se shqiptarët ishin të gatshëm të mbronin tokat e tyre me armë në dorë.

Jakup Ferri, luftëtari legjendar nga Plava, organizoi mbrojtjen në pikat strategjike të krahinës dhe udhëhoqi luftëtarët shqiptarë në betejat vendimtare duke korrur ne Luftën e Nokshiqit nje nga fitoret më lavdishme ne historine shqiptare te arritur vetem me forca vullnetare nga trojet etnike shqiptare e pa kurrfarë ndihme nga jashtë.Ai ra heroikisht në fushëbetejë duke mbrojtur trojet etnike shqiptare, duke u shndërruar kështu në një simbol të rezistences se vendosur, sakrificës dhe patriotizmit. Emri i tij mbetet edhe sot ndër figurat më të shquara e më të nderuara të historisë kombëtare mbarëshqiptare.

Rezistenca e organizuar nga Ali Pashë Gucia e Jakup Ferri dhe fitorja e forcave shqiptare në Luftën e Nokshiqit i dëtyruan Fuqitë e Mëdha ti rishqyrtonin vendimin për dorëzimin e Plavës dhe Gucisë Malit të Zi. Kjo ishte fitorja më e madhe dhe më e rëndësishme ushtarake dhe politike e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Në këtë përvjetor, shqiptarët kujtojnë me respekt kontributin e jashtëzakonshëm të Plavë-Gucisë në lëvizjen kombëtare shqiptare dhe përkulen para figurave të pavdekshme të Ali Pashë Gucisë dhe Jakup Ferrit, të cilët me vizionin, vendosmërinë, trimërinë dhe sakrificën e tyre i shkruan faqet më të ndritura të historisë sonë kombëtare.

Lavdi Lidhjes Shqiptare të Prizrenit! Lavdi Ali Pashë Gucisë dhe Jakup Ferrit, dhe heronjve të tjerë të Plavë-Gucisë e të kombit shqiptar!


KOMBI SHQIPTAR MBURET QË KA DHËNË KËSI TRIMA!

/ Plava e Gucia Sot