Spastrimi etnik në Luginën e Preshevës, është duke ndodhur përmes PASIVIZIMIT të adresave

REAGIM                            

Mbi deklaratën  e Snezhana Paunoviq, Ministre  e Serbisë

Deklarata  Snezhana Paunoviq, Ministre në Qeverin e Serbisë, nuk është një nga dekalaratat  e para të zyrtarëve  më të lartë të Serbisë,  që bën një ofendim të rëndë duke  përdorur një Gjuhë me plotë urrejtje, racizëm dhe ksenofobi.

Në Serbi, gjithnjë e më shumë po hasen, jan shkruar pankarta me mbishkrimet publike, ku shprehet Gjuha e urrejtjes  dhe kërcënimet e hapura publike ndaj neve shqiptarëve, edhe deklarata më të rënda ofenduese është publikuar së fundi edhe nga Ana Brnabiq, ish-kryeministre e Serbisë, e citojm: ’’Mos kërkoni të drejta, mjafton që nuk po ju vrasim’’, aktualisht Kryetare e Parlamentit të Serbisë. Kurse mbishkrimet, pankaratat ’’Vdekje e shqiptarëve”, hasen të shkruara gjithëandej nëpër qytete të Serbisë.

Unë e konsideroj një Gjuhë dhe nxitje e urrejtjes-kërcnim, jo vetëm kundër shtetit të Republikës së Kosovës, por jan duke kërcnuar kundër gjithë shqiptarëve. Deklarata  e Snezhana Paunoviq, Ministre  e Serbisë, më së rëndi përjetohet tek shqiptarët etnik e autokton  në Krahinën  e Luginës së Preshevës.

Deklarata  e Snezhana Paunoviq, Ministre  e Serbisë, deklarata e  më hershme nga Ana Brnabiq,  aktualisht Kryetare e Parlamentit të Serbisë, si dhe mbishkrimet, pankaratat ’’Vdekje shqiptarëve”, shqiptarët etnik e autokton  në Krahinën  e Luginës, që përfshin Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, mendoj përjetohet shumë rëndë.

Se nëse pastrimi etnik nuk u arrit në Kosovë, ky është një mesazh se Serbia do të realizoj pikërisht në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Kjo është droja e madhe që dominon pasi vazhdohet se statusi  politik i Krahinës shqiptare, të mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë,  nuk është zgjidhur ende, përkundër vullnetit plebishitar të kësaj Krahine, Referendumin e  datës 1 e 2 Mars 1992,dhe kryengritjes së armatosur UÇPMB-ës, që mbrojti pragun, dinjitetin dhe identitetin e kësaj Krahine, por edhe  arritjes së Marrëveshjes së Konçulit. 

Kjo deklaratë e Snezhana Paunoviq, Ministre e Serbisë,në mesin e qytetarëve të kësaj krahine, instalon një pasiguri të plotë, kështu mbjellë frikë,e një psikozë të bazuar, e shton  panikun dhe dron,  kjo prodhon efekte tepër negative posaqërisht tek shqiptarët, në Serbi jetojn në kushte diskriminimit  klasik, është demotivim për rini dhe kuadrot e shkolluara, duke ju ekzpozuar frigës, urrejtjes, militarizimit, nën tendenca të vazhdueshme për shpërngulje, migrim  e asimilim.

Pas kësaj deklarate nga një Ministre e Serbisë,do të duhej të alarmohen dhe të jetë një paralajmërim shumë serioz, është më se e domosdoshme të shtohet prezenca dhe monitorimi, nga ndërkombëtarët,në Rajonin e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. Serbia po zbaton pa zhurmë dhe krejt në heshtje një strategji të qartë dhe me veprime konkrete po arrit të shpopullojë zytarisht Preshevën, Medvegjën, e Bujanocin, pasivizimi i adresave që njëmendë është pastrim i organizuar shtetëror Etnik.

Më 17 korrik 2026.

Reagim  nga Mr.Sc.Refik Hasani,nga Bujanoci 

publicist dhe veprimtar.