Nxënësit e Rozhajës, reportazh nga një udhëtim mbi njohjen(VIDEO)

Në kërkim të Shqipërisë së gjyshërve Për herë të parë, tetë shkolla fillore nga Rozhaja, në Mal të Zi, kaluan kufirin drejt Shqipërisë. Jo si turistë, as si të huaj por si bij që vijnë të kërkojnë shtëpinë e origjinës. Në këtë udhëtim të paharrueshëm, organizuar nga fondacioni “Trojet tona” në SHBA, dhjetëra nxënës bashkë me prindërit e tyre morën rrugën e kujtimeve, edhe pse pa i folur fjalët e gjyshërve të tyre. Udhëtimi nisi në Tuz, u ndal në Shkodër dhe më tej në pika të tjera historike të…

Lexo më shumë

🟦 Gjest i jashtëzakonshëm në Pejë: Gjen portofolin me mbi 1000 dollarë dhe e dorëzon në polici

Redaksia e portalit tonë falënderon nga zemra qytetarin Gjelal Mulaj për një akt të rrallë dhe me vlera të larta njerëzore. 📍Në qytetin e Pejës u gjet një portofol që i përkiste të riut Besfort Hasangjeka, i cili përmbante dokumente personale dhe një shumë të konsiderueshme parash – mbi 1000 dollarë amerikanë. Z. Gjelal Mulaj, i cili e gjeti portofolin, pa hezitim e dorëzoi menjëherë në stacionin policor në Pejë, duke dhënë një shembull të ndershmërisë dhe ndërgjegjes qytetare. Ai dyshon se familja Hasangjeka është me origjinë nga Plava, ndaj…

Lexo më shumë

Shqiptarët që shpëtuan nga Jugosllavia, por u burgosën nga Enver Hoxha: Lista e të përndjekurve

Nga Kastriot Dervishi Atë që nuk hoqën në një regjim pushtues si ai jugosllav, shumë shqiptarë e hoqën nga regjimi i Enver Hoxhës, karakteristika kryesore e të cilit ishte profili antikombëtar, internacionalist proletar. Statistikat janë të frikshme. Enver Hoxha ka kaluar me vite burgimi çdo regjim tjetër të huaj në dënimin e shqiptarëve nga trojet shqiptare në Jugosllavi apo nga Çamëria. Siç edhe dihej, shumica e emigracionit kosovar, pasi mbaronte “filtrimin” te qendra e Shijakut vendosej kryesisht në fshatrat e Lushnjës, Berat dhe fermën e Llakatundit në Vlorë. Edhe këtu…

Lexo më shumë

Country Life (1940) / Fytyra e Shqipërisë, aty ku lindja bashkohet me perëndimin, mesjeta me modernen (Rrëfim)

Tregu i Gjirokastrës, ku në krye shihet Bashkia, mbrojtja e fundit e Bersaglierëve. Jan Gordon — Burimi : Country Life, 28 dhjetor 1940, f.560 – 562 Nga Aurenc Bebja*, Francë – 26 Korrik 2025 “Country Life” ka botuar, të shtunën e 28 dhjetorit 1940, në faqet n°560 – 562, rrëfimin e udhëtimit asokohe në Shqipëri të autorit britanik Jan Gordon, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : Fytyra e Shqipërisë Ku lindja bashkohet me perëndimin, mesjeta me modernen. Nga Jan…

Lexo më shumë

Selman Kadria, simboli i rezistencës shqiptare, merr vendin e merituar në Istog

Istog, 20 qershor 2025   Në një ceremoni solemne, u bë zbulimi i përmendores së Selman Kadrisë, figurës së shquar atdhetare që më 8 qershor 1938 vrau çetnikun famëkeq Miliq Kërsta në Istog. Ky manifestim i madh përkujtimor, me pjesëmarrje nga të gjitha trevat shqiptare, u mbajt nën patronazhin e Presidentes Osmani, në bashkërendim me Komunën e Istogut, ndërsa financimi u mundësua nga familja e heroit Selman Kadria me banim në New York. ⸻ Origjina e Selman Kadrisë Sipas të dhënave familjare, Selman Kadria rrjedh nga trevat shqiptare të Plavë-Gucisë. Familja…

Lexo më shumë