Kadeti nga Kosova, Enderon Vuthaj diplomon në Akademinë Ushtarake të Forcave Ajrore në ShBA

Forca e Sigurisë së Kosovës ka bërë të ditur se kadeti Enderon Vuthaj ka diplomuar me sukses në Akademinë e  Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), gjenerata 2025. FSK thekson se po i shtohen kuadro të përgatitura nga akademitë ushtarake më prestigjioze në botë. “Forcës së Sigurisë së Kosovës po i shtohen kuadro të përgatitura nga akademitë ushtarake më prestigjioze në botë. Enderoni për katër vite ka ndjekur shkollimin profesional së bashku me kadet nga mbarë bota pranë Akademisë Ushtarake Ajrore të ShBA-së, dhe do të bashkohet…

Lexo më shumë

Deli Balidemaj viziton Bashkinë e New Yorkut

Anëtari i Këshillit Rajonal të Bavarisë së Epërme dhe Këshilltar Bashkiak në Mynih, Gjermani, z. Deli Balidemaj, qëndroi sot për një vizitë në ambientet e Bashkisë së New Yorkut. Gjatë kësaj vizite, ai u prit ngrohtësisht nga disa Këshilltarë të qytetit të New Yorkut. Z. Balidemaj po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka marrë pjesë në disa takime me rëndësi me zyrtarë vendorë dhe ndërkombëtarë. Gjatë qëndrimit të tij, ai nuk harroi të takohej edhe me komunitetin e Plavë-Gucisë, të cilët bashkohen në piknikun vjetor të mërgimtarëve…

Lexo më shumë

Të njohim nga afër historinë e kombit

Udhëtimi dyditor në Shqipëri u shndërrua në një përvojë edukative dhe kulturore të paharrueshme për të gjithë pjesëmarrësit. Përmes vizitave në vendet historike, nxënësit patën mundësi të përjetojnë nga afër rrënjët e identitetit kombëtar dhe të ndihen më të lidhur me historinë dhe kulturën shqiptare. Për shumë prej tyre, ky ishte jo vetëm një udhëtim, por një hap drejt njohjes më të thellë të vetvetes dhe të vendit të tyre Më 11 dhe 12 maj 2025, nxënësit e klasave VIII dhe IX të shkollave fillore “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” –…

Lexo më shumë

LAJM MORTOR NGA FAMILJA MUJAJ

Me dhimbje të thellë njoftojmë komunitetin, miqtë shokët dhe dashamirët se sot, më 21 maj 2025, në New York, ndërroi jetë e dashura jonë: NAZLIJE MUJAJ (e lindur më 23 prill 1938 në Dibër) Ceremonia mortore do të mbahet sot, më 21 maj, nga ora 6:00 PM deri në 10:00 PM, në adresën: 188 Canal St, Staten Island, NY 10304 Namazi i xhenazes do të falet në ora 8:30 PM. Varrimi do të bëhet nesër, më 22 maj, në ora 12:00 PM, në varrezat: Muslim Balkan Cemetery. Të pikëlluar: Djemtë:…

Lexo më shumë

Lamtumirë Shaban Bali Nokshiqi – Nderim për jetën dhe veprën e një atdhetari të madh

Me dhimbje dhe respekt të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të patriotit, atdhetarit dhe shkrimtarit të shquar Shaban Bali Nokshiqi, i cili ndërroi jetë në Tropojë. Ceremonia e varrimit u zhvillua sot, më 20 maj 2025, në Bajram Curri, Shqipëri, ku ai u përcoll me nderime të shumta nga familjarë, miq, bashkëkombas dhe dashamirës të fjalës dhe veprës së tij. Shaban Bali Nokshiqi lindi më 25 maj 1927, në fshatin Llagaj të Tropojës. Shabani mbante me krenari mbiemrin Nokshiqi, të fshatit-fortesë të Plavës e Gucisë, aty ku dy herë u…

Lexo më shumë