Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, në bashkëpunim me Librarinë “Ulqini”, organizojnë përurimin e përmbledhjes me poezi “Vetimat e shuejnë inatin n’Bunë” të autores Rozafa Shpuza nga Shkodra. Ky aktivitet kulturor do të mbahet të hënën, më 20 prill 2026, me fillim nga ora 19:00, në ambientet e Librarisë “Ulqini” në Ulqin. Përurimi pritet të mbledhë dashamirë të letërsisë, krijues dhe intelektualë, duke ofruar një mbrëmje të veçantë poetike dhe artistike. Organizatorët ftojnë të gjithë të interesuarit që të marrin pjesë në këtë ngjarje, si dhe mediat që ta…
Lexo më shumëP Ë R K U J T I M: Zenel Haxhë Mekuli (24 Nëntor 1960 – 20 Prill 2025)
Sot u bë një vit pa ty…një vit i mbushur me mall e kujtime,një vit pa ta dëgjuar zërin tënd të ëmbëldhe pa ta parë buzëqeshjen tënde të ngrohtë. Ah, sa shumë do të donim të të kishim pranë si dikur.Vdekja tinzare të ndau nga ne,por kujtimi yt jeton çdo ditë në zemrat tona.Dhimbja për mungesën tënde është e madhe,por po aq e madhe është edhe krenaria që të patëm. Ti mbetesh dritë në kujtimet tonadhe dashuri e pashuar në zemrat tona. Gjithmonë në zemrat tona. Me mall të përjetshëm…
Lexo më shumëTë hënën mbahet pritje ngushëlluese për Eliot Engel në New York
Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në New York dhe veprimtari Harry Bajraktari kanë organizuar një pritje ngushëlluese e cila mbahet të hënën me rastin e ndarjes nga jeta të Kongresmenit Eliot Engel. Harry Bajraktari, përmes një postimi në Facebook, ka ftuar komunitetin shqiptaro-amerikan të marrë pjesë në pritjen për ngushëllime në nder të Kongresmenit Eliot Engel, e organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në New York, në bashkëpunim me të. “Pjesëmarrja juaj nderon figurën e një miku të madh të kombit tonë, i cili për…
Lexo më shumëUra mbi Bunë ende s`ka nisur, Nimanbegu optimist për ndërtimin
M. Saragjolli/ Radio Kosova Ura mbi lumin Buna, që pritej të lidhte Ulqinin me Velipojën dhe të shkurtonte ndjeshëm distancën mes dy destinacioneve turistike, vazhdon të mbetet vetëm në letër. Edhe pse ishte paralajmëruar të përfundonte në vitin 2024, tash kur jemi në prag të sezonit turistik 2026, punimet ende nuk kanë nisur. Megjithatë, në një intervistë për Radio Kosovën, kryetari i Ulqinit, Genc Nimanbegu, shprehet optimist se kjo urë do të ndërtohet, por pa ofruar parashikime të reja për data. Ishte viti 2022, kur gjatë një takimi të nismës…
Lexo më shumëKontraktohen punimet për rregullimin e lokalitetit arkeologjik të Shasit
Ilustrim Komuna e Ulqinit ka ndarë një publikim të ICP Office – Municipality of Ulcinj, ku mësohet se ka kontraktuar punimet për rregullimin dhe valorizimin e lokalitetit arkeologjik të Shasit, një nga pasuritë më të rëndësishme kulturore dhe historike të rajonit, shkruan Ulqini Online. Punimet, të cilat do të zgjasin tre muaj, do të realizohen nga kompania MONTAL DSD nga Podgorica. Sipas projektit të paraparë, do të rregullohen gjithsej 12 shtigje për këmbësorë, me një gjatësi totale prej 2700 metrash, duke përmirësuar ndjeshëm qasjen dhe lëvizjen brenda këtij lokaliteti arkeologjik. Po ashtu, projekti përfshin vendosjen…
Lexo më shumë