Sot, më 11 shtator 2025, shënohet 24-vjetori i sulmeve terroriste në SHBA – një ditë që nisi e zakonshme, por u shndërrua në një tragjedi të paparashikuar për kombin amerikan dhe për mbarë botën. Atë mëngjes të 11 shtatorit 2001, bashkëvendësi ynë Mon Alis Gjonbalaj, i lindur në Vuthaj dhe me banim në New York, e nisi ditën me ëndrrat dhe shpresat e një jete më të mirë në Amerikën e mundësive. Por ashtu si për mijëra të pafajshëm të tjerë, ëndrrat e tij u shuan nga aktet terroriste, duke…
Lexo më shumëMartinajt, shkolla me 13 nxënës që ruan dritën e dijes
Në fshatin Martinaj të Komunës së Gucisë, shkolla fillore me paralelë të ndara funksionon me përkushtim, ndonëse përballet me sfida të mëdha të shkaktuara nga zbrazja e trojeve dhe vala e emigrimit. Këto plagë të kohës po ndikojnë drejtpërdrejt në zvogëlimin e numrit të nxënësve dhe në të ardhmen e arsimit në këtë trevë. Sivjet, shkolla numëron gjithsej 13 nxënës, të shpërndarë në katër klasa: Mësimdhënien e zhvillojnë dy mësues të rregullt, ndërsa orët e gjuhës malazeze dhe angleze mbahen nga dy mësues të tjerë që vijnë periodikisht. Për mirëmbajtjen…
Lexo më shumëNë shkollën fillore të Vuthajve nis viti i ri shkollor me vetëm tre nxënës
Vuthaj, 9 shtator 2025 – Sot ka nisur viti i ri shkollor edhe për shkollën fillore të Vuthajve, por pamja ishte e trishtë: vetëm tre nxënës u rreshtuan përpara mësueses për të hyrë në klasat e tyre. Megjithëse prindërit e fëmijëve shprehen të gëzuar për hapin e rëndësishëm të vegjëlve – Klea që nisi klasën e parë dhe Eli që vazhdoi të tretën – gëzimi u shoqërua me ndjenjën e pikëllimit për boshatisjen e shkollës. Kjo situatë flet shumë për zbrazjen e fshatit dhe për rrezikun real të mbylljes së…
Lexo më shumëKalimera Poetike “Basri Çapriqi” 2025
Programi E ENJTE, 11 shtator 2025 (Sheshi para Muzeut në Kalanë e Ulqinit, ora 17:00) Ekspozitë/instalacion “OFSHAMË” (Shpella e lakuriqeve) Zake Prelvukaj (Muzeu në Kalanë e Ulqinit, ora 20:00) Hapja e manifestimit Fjala e hapjes Ismet Kallaba, kryetar i SHAI “Art Club” Mbrëmje letrare kushtuar shkrimtarit Ibrahim Berjashi Flasin për krijimtarinë e…
Lexo më shumëProfesor Naser Ulaj vlerësohet nga qyteti i Cyrihut në jubileun e 25-vjetorit të punës
Cyrih, shtator 2025 – Me rastin e 25-vjetorit të punës si mësimdhënës në qytetin e Cyrihut, profesor Naser Ulaj, kryetar i LAPSH-it në Cyrih, u nderua nga vetë presidentja e shkollave të qytetit, znj. Katrin Wüthrich, me një dhuratë të veçantë: një pikturë historike e Cyrihut që daton nga viti 1850. Profesor Ulaj, i cili shërben si asistent në shkollën zvicerane dhe gëzon respekt të lartë profesional, u vlerësua jo vetëm për kontributin e tij personal, por edhe si përfaqësues i denjë i komunitetit shqiptar në Zvicër. Ceremonia u zhvillua…
Lexo më shumë