Pushoi së rrahuri zemra kreshnike e patriotit të madh, Rexhep Gali Balidemaj

19.12.1922 – 08.06.2025 Sot, në orët e hershme të mëngjesit në New York, pushoi së rrahuri zemra e një burri të madh të kombit.  Sot, Martinajt humbën birin e tyre të shtrenjtë. Sot, Plava e Gucia, toka e historisë, krenarisë dhe lavdisë, ndien dhimbjen e madhe për ndarjen nga jeta të kolosit të atdhetarisë. Sot, mbarë kombi shqiptar humbi një nga bijtë e vet më të çmuar, i cili gjithë jetën ia kushtoi pa kursim kauzës së shenjtë kombëtare. Sot, çdo atdhetar është thellësisht i tronditur për ndarjen nga jeta…

Lexo më shumë

💚 Malësia e Hotit – nji përjetim që s’harrohet

Nga Nexha Gjema Krejt çka mundem me thanë, është se na mahniti Malësia e Hotit. Nuk ishte veç nji vizitë, por nji përjetim i thellë që t’len pa fjalë: Bukuri natyrore, mikpritje prej zemre, rranjë të lashta që flasin me gurë, me kangë, me emna fisnikë e me histori që s’ka mbarim. Hoti i Kujit, ose siç i thonë ndryshe Hoti i Plavës, ndodhet në juglindje të liqenit të Plavës. Qysh më 1330, ky vend i fisit të lashtë përmendet si “Mali i Hotënve” – për gjakun, besën e burrninë…

Lexo më shumë

Kron dhe Eris Balidemaj – Emra që shkruajnë histori për kajakistikën kosovare

Kron dhe Eris Balidemaj janë më shumë sesa dy emra në një listë garuesish – ata janë simbol i përkushtimit, guximit dhe përfaqësimit dinjitoz të Kosovës në ujërat ndërkombëtare. Të dy nga Klubi “Egër”, të rritur në mes të natyrës dhe disiplinës së sportit, sot po shkruajnë histori për kajakistikën kosovare. Pjesëmarrja e tyre në maratonën 20 km në Ponte de Lima, Portugali, është një akt guximi dhe vizioni – jo vetëm për ta si sportistë, por për gjithë brezin e ri që sheh tek ta shembullin e asaj që…

Lexo më shumë

Martin Vulaj  nga Washingtoni: Roli i SHBA-së dhe rruga e Kosovës

Në një kohë kur Ballkani përballet me sfida të reja gjeopolitike dhe Kosova gjendet në një udhëkryq vendimtar, zëri i diasporës sonë bëhet edhe më i rëndësishëm. Z. Martin Vulaj, një përfaqësues i denjë i komunitetit shqiptar në SHBA dhe veprimtar i angazhuar, ka ndarë një përmbledhje mbresëlënëse nga vizita e tij së fundmi në Washington, D.C., ku mori pjesë në zhvillime të rëndësishme lidhur me të ardhmen e Kosovës dhe raportet e saj me NATO-n dhe SHBA-në. Postimi i tij i mëposhtëm, i publikuar në faqen e tij në…

Lexo më shumë

Deçiqi shkruan histori: Kampion i Malit të Zi për herë të parë!

Triumf i madh për klubin shqiptar nga Tuzi Klubi i futbollit Deçiq nga Tuzi ka shkruar historinë më 30 maj 2025, duke fituar për herë të parë në historinë e tij Kupën e Malit të Zi, një arritje që përfaqëson një moment të jashtëzakonshëm për sportin shqiptar në këtë shtet. Në një finale emocionuese të zhvilluar ndaj ekipit të njohur Buduçnost nga Podgorica, Deçiq triumfoi me rezultatin 2–1, duke treguar karakter, vendosmëri dhe cilësi të lartë futbollistike. Finalja: Deçiq 2–1 Buduqnost Ndeshja finale u karakterizua nga një intensitet i lartë…

Lexo më shumë