Lamtumirë Shaban Bali Nokshiqi – Nderim për jetën dhe veprën e një atdhetari të madh

Me dhimbje dhe respekt të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të patriotit, atdhetarit dhe shkrimtarit të shquar Shaban Bali Nokshiqi, i cili ndërroi jetë në Tropojë. Ceremonia e varrimit u zhvillua sot, më 20 maj 2025, në Bajram Curri, Shqipëri, ku ai u përcoll me nderime të shumta nga familjarë, miq, bashkëkombas dhe dashamirës të fjalës dhe veprës së tij. Shaban Bali Nokshiqi lindi më 25 maj 1927, në fshatin Llagaj të Tropojës. Shabani mbante me krenari mbiemrin Nokshiqi, të fshatit-fortesë të Plavës e Gucisë, aty ku dy herë u…

Lexo më shumë

LAJMËRIM PËR TË PAMË – FAMILJA SELIMAJ

Me dhimbje të thellë njoftojmë për ndarjen nga jeta të nënës dhe gjyshes sonë të dashur, e cila ndërroi jetë në New York më datë 05 mars 2025: SHEMO (HASANGJEKAJ) SELIMAJ Me këtë rast, djemtë e së ndjerës – Murati, Zhuji, Ismeti dhe Samiu – së bashku me familjen Selimaj, hapin të pamë për burra më datë 01 qershor 2025, nga ora 10:00 paradite deri në 4:00 pasdite. E pamja do të mbahet në restorantin Maestros, në adresën: 1703 Bronxdale Ave, Bronx, NY 10462,  Të pikëlluar: djemtë, vajzat, nipërit, mbesat…

Lexo më shumë

Gjukanoviq në Sarajevë: Ballkani rrezikon kthimin në luftë

Ish-presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, mbajti sot një ligjëratë në Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin e Sarajevës me temën “Marrëdhëniet rajonale dhe sfidat gjeopolitike në Ballkanin Perëndimor”. Ai dha një paralajmërim të fuqishëm: pa perspektivë të qartë evropiane, rajoni rrezikon të rrëshqasë sërish drejt konflikteve dhe nacionalizmave destruktivë. “Evropa sot nuk ka më vullnet e as guxim strategjik për të përmbyllur bashkimin e kontinentit. Ndërkohë, shtetet e Ballkanit kanë humbur vizionin, janë mbytur në paaftësinë e tyre dhe kanë harruar reformat,” deklaroi Gjukanoviq. Ai shtoi se në…

Lexo më shumë

Pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Luginë, Parlamenti Evropian “e qorton” Serbinë

Parlamenti Evropian, ka miratuar një rezolutë përmes së cilës ka shprehur shqetësime për diskriminimin e pakicave kombëtare në Serbi. Në pjesën raportit ku përmenden shqiptarët, Parlamenti Evropian vlerëson se pasivizimi i mijëra adresave të shqiptarëve nga Serbia është zbatim kufizues dhe arbitrar i ligjit. Nëse në tërësi nuk po arrihet të ndalohet diskriminimi i shqiptarëve në Serbi, të paktën në sferën ndërkombëtare ka arritur të futet në listën e problemeve që po evidentohen dhe po kërkohet të zgjidhet. Përmes një rezolute të miratuar mbi raportet e Komisionit për Serbinë për…

Lexo më shumë

Akademik Jashar Rexhepagiqi – Një jetë në shërbim të dijes dhe pedagogjisë shqiptare

Më 16 janar 1929, në qytetin e Plavës, lindi një nga figurat më të ndritura të arsimit shqiptar në ish-Jugosllavi – Akademik Prof. Dr. Jashar Rexhepagiqi. Me një karrierë të jashtëzakonshme në fushën e arsimit, shkencës dhe jetës akademike, ai mbetet një ndër themeluesit e mendimit pedagogjik modern shqiptar. Shkollimin fillor e kreu në vendlindje, gjimnazin në Beran dhe më pas në Pejë. Studimet universitare i përfundoi në Fakultetin Filozofik të Zagrebit, në grupin e lëndëve pedagogjike, ku diplomoi në vitin 1953. Gradën doktor shkence e mori në vitin 1965,…

Lexo më shumë