Mbyllet për qarkullim rruga Radavc-Kullë

Rruga Radavc-Kullë do të bllokohet gjatë ditës së sotme për shkak të mbajtjes së garave automobilistike me karakter ndërkombëtar. Kështu u bë e ditur nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, duke shtuar se ky bllokim i rrugës do të ketë efekt në qarkullimin e trafikut në Pikë Kalimin Kufitar Kullë. Njoftim – Bllokimi i Përkohshëm i Rrugës Kullë–Rozhajë më 28 dhe 29 Qershor 2025 Komuna e Pejës njofton qytetarët se për shkak të zhvillimit të Garës Automobilistike Malore “KULLA 2025” nga Federata e Sporteve të Kosovës, rruga Kullë–Rozhajë (segmenti Pejë–Radavc–Kullë),…

Lexo më shumë

Njoftim për maturantët shqiptarë nga Mali i Zi, të cilët planifikojnë të ndjekin studimet e larta në universitetet publike ose private në Shqipëri

Të gjithë maturantët shqiptarë nga Mal i Zi të cilët studimet dëshirojnë që ti ndjekin në Universitetet publike ose private në Republikën e Shqipërisë, e kanë për detyrim që të bëjnë aplikimin për njohjen dhe njësimin e diplomës të shkollës së mesme pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore – QShA, Tiranë. Dokumentet që duhen dorëzuar në QShA: Dokumentet e paraqitura për njëvlefshmëri të kenë vulën apostile të shtetit nga vijnë (Gjykata Themelore, Ulqin). Noterizimi i dokumentacionit duhet të bëhet pranë zyreve të noterëve që ndodhën në Republikën e Shqipërisë. Informacionin e…

Lexo më shumë

Një cigare e hedhur nga një kosovar dyshohet si shkaku i një zjarri masiv në Ulqin – dëmet mbi 2 milionë euro

Një 38-vjeçar nga Kosova është arrestuar pasi dyshohet se shkaktoi një zjarr në një ndërtesë të Ulqinit. Sipas mediave në Mal të Zi, L.H. (38) nga Kosova u arrestua me dyshimin se shkaktoi zjarr në një ndërtesë në atë qytet, duke hedhur një cigare që shkaktoi zjarrin pak para se të hynte në brendësi, njoftoi Drejtoria e Policisë. “Pas shpërthimit të një zjarri në një ndërtesë në Ulqin, në Fushën e Ulqinit, në prani të një eksperti mjeko-ligjor nga fusha e zjarreve, shpërthimeve dhe parandalimit të aksidenteve, u krye një hetim…

Lexo më shumë

FALËNDERIM PUBLIK NGA DREJTORI I SHF “XHAFER NIKOÇEVIQ”, GUCI

Me rastin e përfundimit të vitit shkollor 2024/2025, drejtori i Shkollës Fillore “Xhafer Nikoçeviq” në Guci, z. Luan Kukaj, iu drejtohet me një mesazh falënderimi kolegëve mësimdhënës: Të nderuar kolegë, Në përfundim të këtij viti shkollor, dëshiroj t’ju drejtohem me fjalë mirënjohjeje, respekti dhe falënderimi për çdo përpjekje, angazhim dhe bashkëpunim që kemi ndarë së bashku gjatë këtij rrugëtimi të përbashkët arsimor. Ky vit na solli sfida të reja, por edhe shumë suksese. Falë punës suaj të palodhur, profesionalizmit dhe frymës së bashkëpunimit, arritëm të realizojmë një vit të mbushur…

Lexo më shumë

Falënderim publik për Shërbimin e Urgjencës Mjekësore në Guci: Reagim heroik në shpëtimin e turistëve në majën e Kollates

Guci – Një akt i lartë profesionalizmi dhe përkushtimi është shënuar së fundmi nga Shërbimi i Urgjencës Mjekësore në Guci, pas shpëtimit të suksesshëm të një grupi turistësh të huaj që kishin mbetur të bllokuar në majen shkëmbore të Kollatës. Në një letër publike mirënjohjeje, Casa Illyria dhe drejtuesi i saj, z. Gjovalin Nikçi, kanë shprehur falënderime të thella për reagimin e menjëhershëm dhe të koordinuar të ekipit të urgjencës, i cili siguroi transportin me helikopter të mysafirëve të tyre deri në Podgoricë, në mënyrë të sigurt dhe të kujdesshme.…

Lexo më shumë