Në një intervistë të guximshme për revistën Stav, akademiku i njohur boshnjak me origjinë nga Bihori, Šerbo Rastoder, flet pa dorashka për historinë e errët të Sanxhakut, diskriminimin e vazhdueshëm të boshnjakëve dhe shqiptarëve në Jugosllavi dhe heshtjen kolektive rreth krimeve të komunizmit. Duke trajtuar edhe Masakrën e Tivarit, ai hedh dritë mbi një të kaluar të deformuar, të cilën institucionet ende sot refuzojnë ta njohin siç duhet. Një rrëfim që i tejkalon kufijtë akademikë dhe bëhet thirrje për ndërgjegjësim kombëtar dhe institucional, si për boshnjakët ashtu edhe për shqiptarët.…
Lexo më shumëZbulime me rëndësi historike në Istog, Instituti Arkeologjik dhe Universiteti i Miçiganit ndriçojnë historinë e hershme të Kosovës
Në fshatin Vrellë të Komunës së Istogut po zhvillohen gërmime arkeologjike në një prej lokaliteteve më të rëndësishme parahistorike të Kosovës – vendbanimin neolitik të Llugës. Gërmimet po realizohen nga Instituti Arkeologjik i Kosovës në bashkëpunim me Universitetin e Miçiganit nga SHBA-ja, dhe me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Ky bashkëpunim ndërkombëtar po sjell në dritë dëshmi të jetës së organizuar që zhvillohej në këtë zonë rreth 7 mijë vjet më parë. Sipas ministrit në detyrë të Kulturës, Hajrulla Çeku, Lluga përfaqëson një nga vendbanimet më të…
Lexo më shumëDITARI I NJË MISIONARI KATOLIK: Ernesto Cozzi, Kryengritja shqiptare lufta turko-malazeze
Nga: Nail Draga, Ulqin Ernesto Cozzi, Kryengritja shqiptare lufta turko-malazeze, Botoi: Shkodra, Shkodër, 2023 Në gamën e individëve qe kanë shkruar në lidhje me luftën në mbrojtje te Shkodrës(1912/13) bën pjesë edhe misionari katolik Ernesto Cozzi, i cili ka lënë kujtimet në formë të ditarit, të cilat në vitin 2023 janë botuar në shqip, nga SHB”Shkodra” me titullin “Kryengritja shqiptare, Lufta turko-malazeze, Ditar 3 shtator 1912-15 maj 1913”. Të dhënat në këtë botim janë me interes sepse ai duke qenë në shërbim në Rrjoll, ngjarjet e luftës së Shkodrës i ka përcjellur jashtë rrethimit,…
Lexo më shumë🕊️ NJOFTIM PËR TË PAME – FAMILJA AHMETAJ
Familja Ahmetaj njofton komunitetin se pas ndarjes nga jeta të më të dashurit të tyre: 🕯️ BRAHIM ALIA AHMETAJ (i lindur më 16 gusht 1931, në Vuthaj) Ndërrroi jetë më 5 qershor 2025 në New York dhe u përcoll për në banesën e fundit me nderime të larta dhe pjesëmarrje të gjerë më 12 qershor 2025 në vendlindje, Vuthaj. Sipas traditës, djemtë e të ndjerit me banim në SHBA: Muniri, Alia, Avnia, Nazmia dhe Edini, së bashku me vëllezërinë, Ahmetaj dhe të afërmit, do të hapin të pamen për burra dhe gra…
Lexo më shumëPër SHF “Xhafer Nikoçeviq” në Guci, më dashamirësi!
Më angazhimin e anëtarit të LCI, profesorit, krijuesit dhe aktivistit të shoqërisë civile Enver Ulaj, gjatë muajit prill dhe maj është zhvilluar aksioni i grumbullimit të materialeve dhe mjeteve mësimore për shkollën fillore “Xhafer Nikoçeviq” të Gucisë. Me angazhimin e tij dhe me mbështetja nga LCI, anëtarësia dhe partnerët tonë, aksioni i filluar si ndihmë për bibliotekën e shkollës në Guci, është zgjeruar edhe me mjete tjera duke u krijuar kjo pako mbështetëse. Lions Club Istogu (LCI) është OJQ e themeluar në vitin 2020 që funksionin në Kosovë si pjesë…
Lexo më shumë