Parlamenti i Kosovës me 106 vota pro dhe një abstenim, më 14 dhjetor 2018, miratoi tri ligjet që e ndryshojnë mandatin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri të Kosovës, por pa iu ndërruar emri. Ligjet që u miratuan ishin Projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes, Projektligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Projektligji për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Amendamentet e ligjeve u votuan një nga një. Deputetët serbë në Parlamentin e Kosovës nuk morën pjesë në seancë. Ata e kanë kundërshtuar formimin e Ushtrisë…
Lexo më shumëBBC: Gjyshet që shpëtuan kuzhinën shqiptare
Pas dekadash izolimi dhe një emigrimi masiv, Shqipëria po rikthehet tek rrënjët e saj kulinare falë gjysheve që kanë ruajtur dhe transmetuar traditat e gatimit. Tefta Pajenga, 76 vjeç, është një nga shumë gjyshe shqiptare që tani shfaqen në televizion për të mësuar gjeneratat e reja recetat tradicionale. Në emisionin e saj kombëtar, ish-mësuesja udhëzon gra të reja dhe shtëpiake se si të përgatisin japrakë – gjethë hardhie të mbushura me oriz dhe erëza, një pjatë e shijshme dhe e veçantë që shpesh përgatitet gjatë festave fetare, si muslimane, ashtu…
Lexo më shumëKriporja e Ulqinit drejt rilindjes: Themelimi i Ndërmarrjes Publike hap kapitull të ri për këtë zonë të çmuar ekologjike
Pas një procesi të gjatë negociatash dhe konsultimesh, Komuna e Ulqinit, Ministria e Ekologjisë dhe Ministria e Financave kanë arritur një marrëveshje historike që përmbyll të gjitha procedurat për themelimin e Ndërmarrjes Publike “Kriporja e Ulqinit”. Ky vendim, i mbështetur nga përfaqësues të Bashkimit Evropian në Mal të Zi, i hap rrugë rikthimit të kësaj zone unike ekologjike në funksion të qytetit dhe komunitetit lokal. Kriporja e Ulqinit, e njohur ndërkombëtarisht për biodiversitetin dhe rëndësinë e saj si habitat për shpendët shtegtarë, prej më shumë se dy dekadash ishte e…
Lexo më shumëNë përvjetorin e rënies, ecje në nderë të Mujë Krasniqit
Në shënim të përvjetorit të rënies së Mujë Krasniqit dhe bashkuftëtarëve të tij, një grup familjarësh, bashkëluftëtarësh dhe qytetarësh po zhvillojnë sot një ecje përkujtimore përgjatë shtigjeve të zonës ku ai dhe luftëtarë të tjerë të UÇK-së ranë heroikisht, në kufirin Kosovë-Shqipëri, në Pashtrik, në dhjetor të vitit 1998. Kjo ecje po bëhet për të përkujtuar sakrificën dhe qëndresën e luftëtarëve të lirisë. Pjesëmarrësit po ndjekin shtigjet historike që shënojnë momentet e rënies së heronjve. Ecja ka për qëllim ruajtjen e kujtesës historike, nderimin e të rënëve dhe përcjelljen e…
Lexo më shumëE vërteta pas kërkesës për përfaqësim të garantuar: histori e humbur, propagandë e sotme
Nga Ali Salaj, Ulqin Kërkesa për përfaqësim të garantuar të shqiptarëve në Parlamentin e Malit të Zi dhe e drejta e vetos u shfaq papritur dhe me një pompozitet të shtuar në opinionin shqiptar. Parë në këndëvështrimin aktual politik, kjo kërkesë mund të kuptohet si një karrem për elektoratin shqiptar, por njëkohësisht është edhe një formë e manipulimit për të arsyetuar strukjen e përfaqësuesve shqiptarë në postet e pushtetit. Është kjo një shkollë e njohur e politikës që kur je ngusht, promovo opinionin me “topitje” ose “mashtrim të masave”. Ky…
Lexo më shumë