Një vlerësim i lartë shtetëror i është ndarë njërit prej emrave të njohur të gazetarisë, bashkëvendësit tonë Zenun Çelaj. Përmes një njoftimi publik, Lirak Çelaj ka bërë të ditur se babai i tij është nderuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani Sadriu, me Medaljen Presidenciale të Meritave. Ky vlerësim i rëndësishëm vjen si rezultat i kontributit të jashtëzakonshëm të Zenun Çelajt në fushën e gazetarisë, një angazhim që ka zgjatur për më shumë se gjashtë dekada. Një jetë e tërë në shërbim të fjalës së lirë dhe…
Lexo më shumëLAJM PËR TË PAME NGA FAMILJA QOSJA
Njoftojmë komunitetin se hapim të pamen për më të dashurin tonë: MUSË (SHABAN) QOSJA i cili ndërroi jetë në Prishtinë dhe u varros me nderime të shumta në vendlindjen e tij, në Vuthaj. Sipas traditës, djali Fadili dhe vëllai i të ndjerit Halili se bashku me vëllezërinë e gjërë dhe kushërinjtë presin vizita ngushëllimi. E pamja bëhet për burra dhe gra, ditën e diel, më 12 prill 2026, nga ora 11:00 AM deri në ora 4:00 PM, në xhaminë në Staten Island (adresa: 307 Victory Blvd). Për çdo informacion, kontaktoni…
Lexo më shumëHAPJA E ÇAKORIT SI PRIORITET STRATEGJIK PËR INTEGRIM TURISTIK NDËRKUFITAR
Nga SKENDER THAÇI
Lexo më shumëShqiptari që drejton anijen luftarake amerikane USS Pearl Harbor në Kosovë, me ministrin Maqedonci flasin për avancimin e sistemit të mbrojtjes
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka bërë të ditur se ka pritur në takim komandantin e anijes zbarkuese USS Pearl Harbor, shtetasin amerikan me prejardhje shqiptare, Alban Dervishi. Maqedonci në një postim në Facebook shkruan se përkushtimi, profesionalizmi dhe suksesi i tij janë dëshmi e fuqishme e rolit gjithnjë e më të madh të shqiptaro-amerikanëve në institucionet e sigurisë dhe mbrojtjes së SHBA-së. Lexoni të plotë postimin e ministrit Maqedonci: Sot pata kënaqësinë të mirëpres në takim Komandantin e anijes amfibe zbarkuese USS Pearl Harbor, Alban Dervishi, oficer amerikan me…
Lexo më shumëKur humanizmi bëhet histori: Zymer Sinanaj nderohet nga Presidentja Osmani
Sot, me një krenari të veçantë, familja dhe komuniteti i Plavës e Gucisë njofton se aktivisti dhe bashkëvendasi ynë i dalluar, Zymer Sinanaj, është dekoruar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani, për kontributin e tij human dhe shoqëror. Lajmi u bë i ditur nga djali i tij, Driton Sinanaj. Në një mesazh në rrjetin social në facebook , Dritoni shprehu: “Sot ndjej një krenari të veçantë si djalë, jo vetëm për këtë shpërblim të babait tim, por për vlerat njerëzore që ai përfaqëson. Mirënjohja që ka marrë…
Lexo më shumë