Sot kur në të gjithë botën bëhet fushatë për 365 ditë të Drejta të Njeriut, bëhen 46 vjet që kur Shën Tereza ka marrë çmimin Nobel për Paqe. Më 10 dhjetor 1979, në Oslo të Norvegjisë, Gonxhe Bojaxhiu u shpall nobeliste, duke u bërë kështu shqiptarja e parë fituese e çmimit më prestigjioz në botë. Në çastin e marrjes së Çmimit Nobel, në vitin 1979, një nga klerikët që merrte pjesë në sallë e pyeti Nënë Terezën se nga ishte. Ajo deklaroi: “Jam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër,…
Lexo më shumëLahuta shqiptare zyrtarisht pasuri e botërore në UNESCO, hyn në mbrojtje urgjente
Arti i të luajturit, të kënduarit dhe bërjes së lahutës një nga thesaret më të çmuara të identitetit kulturor shqiptar është shpallur zyrtarisht pjesë e trashëgimisë kulturore jomateriale të UNESCO-s, duke u përfshirë në listën e elementeve që kërkojnë mbrojtje të menjëhershme. Ky art unik, i kultivuar ndër shekuj në hapësirat rurale shqiptare, përfaqëson një dimension thelbësor të kujtesës kulturore kombëtare. Lahuta, së bashku me Eposin e Kreshnikëve dhe baladat e traditës veriore, ka shërbyer si mjet i transmetimit të virtyteve të trimërisë, qëndresës, besës, nderit dhe mikpritjes. Kjo traditë…
Lexo më shumëPërse duhet votuar Skender Thaçi nr 36, pjesë “Vetëvendosje” nr 116?!
Leonora Laçi-New York Jemi mësuar nga politikanët që, në kohë zgjedhjesh, premtojnë pafund. Jemi regjur nga premtime dhe madje shpesh kemi dalë të zhgënjyer. Por rrallë kemi dëgjuar për njerëz që hyjnë në politikë pa ambicie personale, pa dëshirën për t’u quajtur “politikanë”, të udhëhequr nga ndershmëria përgjegjshmëria. Njerëz që e kanë ndërtuar jetën e tyre me mund, me halle dhe me besim të palëkundur në veten e tyre. Njerëz që politikën nuk e shohin si mjet për të arritur privilegje, madje janë të vetëdijshëm se angazhimi politik mund t’u sjellë…
Lexo më shumëVOTAT E DIASPORËS – PËRGJIGJE PËR ATA QË E KUNDËRSHTOJNË
Nga Deli Balidemaj, Mynhen- Gjermani Edhe pse numerikisht jo të mëdha, votat e diasporës janë ndër treguesit më të saktë dhe më të drejtë të pritshmërive që qytetarët kanë ndaj qeverisjes së re, si në nivel qendror ashtu edhe lokal. Për dallim nga një pjesë e elektoratit brenda vendit, diaspora nuk është e varur nga punësimet partiake, tenderët, presionet lokale apo favoret politike. Përjashtim mund të bëjnë vetëm pak individë që garojnë prej radhëve të diasporës, por shumica absolute voton e lirë, pa interesa personale dhe pa frikë nga pasojat.…
Lexo më shumëIvanka Trump po studion historinë dhe kulturën shqiptare, ndan publikisht tre libra për Shqipërinë
Ivanka Trump, vajza e ish-presidentit amerikan Donald Trump dhe bashkëshortja e Jared Kushner – i njohur së fundi si një nga investitorët potencialë në projektet turistike në ishullin e Sazanit – ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa materiale që po i përdor për të studiuar Shqipërinë dhe shqiptarët. Në një postim në Instastory, Ivanka ka publikuar një foto me tre libra të vendosur mbi tavolinë: “Albania: From Anarchy to Balkan Identity” nga Miranda Vickers dhe James Pettifer “The Albanians: A Modern History” nga Miranda Vickers “Gjenerali i ushtrisë së…
Lexo më shumë