Për Kurban Bajram, myslimanët e bëjnë me shtëpi familjen katolike në Gjakovë – lajmi bën jehonë në mediat ndërkombëtare

Për  festën e Kurban Bajramit një imam në Kosovë në emër të besimtarëve mysliman i ka dhuruar një familjeje katolike në nevojë një shtëpi të re. Ky lajm është raportuar gjerësisht në mediat ndërkombëtare. Fillimisht Associated Press ka raportuar se kryefamiljari Prenk Nreca (41-vjeçar) jetonte në një shtëpi mjaft të dëmtuar në Pjetërshan të Gjakovës me pesë fëmijët e tij të moshave 6 deri 11 vjeç. Nreca përkujdeset i vetëm për fëmijët. Vitin e kaluar imami Abdurrahman Bejtullahu, pa në lajme se familja Nreca po jetonte në kushte të rënda…

Lexo më shumë

Daçiq: Prishtina e shfrytëzoi samitin në Podgoricë të flasë kundër Serbisë

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, është ankuar se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, “e ka shfrytëzuar Samitin në Podgoricë për të folur kundër Serbisë”. Të martën në Podgoricë është mbajtur Samiti i Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore. “Gjatë gjithë kohës ajo foli ekskluzivisht kundër Serbisë, kundër popullit tonë, duke thënë gënjeshtra e duke i shtrembëruar gjërat në lidhje me gjërat për të cilat kemi rënë dakord në procesin e dialogut në dhjetë vjetët e fundit. Ju i bëni vetes pyetje, ‘a duan vërtetë të gjithë…

Lexo më shumë

Lidhja shqiptaro-amerikane: Serbia duhet të njohë kushtetutshmërinë e Kosovës para se të ulen në tryezën e bisedimeve

Lidhja qytetare shqiptaro-amerikane theksoi sot se mbështesin qëndrimin se Serbia duhet të njohë “kushtetutshmërinë e Kosovës”, përpara se Serbia dhe Kosova të ulen në tryezën e bisedimeve. Në deklaratën për media thuhet se është e qartë që Kosova po bën çdo gjë të mirë në ndërtimin e demokracisë dhe zbatimin e rendit dhe ligjit, ndërsa Serbia po bën çdo gjë të gabuar duke përdorur kërcënime dhe dhunë në veri të Kosovës kundër KFOR-it dhe gazetarëve dhe duke rrëmbyer tre policë të Kosovës. “Ne qëndrojmë pas qëndrimit të arsyeshëm të kryeministrit…

Lexo më shumë

Osmani pritet nga presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për Podgoricë ku do të merrë pjesë në Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, raporton RTKlive. E para e shtetit tashmë ka mbërritur në vendin ku do të mbahet samiti në Podgoricë, ku është pritur nga presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq. Gjatë samitit delegacionet e 13 shteteve pjesëmarrëse do të diskutojnë për paqen, sigurinë, stabilitetin e zhvillimin politik e ekonomik të vendeve të rajonit. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Podgoricë ku është pritur nga presidenti i Malit te…

Lexo më shumë

Vuçiq, kuptoje se Albin Kurti i Prishtinës nuk është antar i “Klubit Politik të Zemunit” të Beogradit

Nga Ramiz LUSHAJ – Tropojë 1.Aleksandër Vuçiq, ti vërtet ke lindur në muajin mars, sikurse dhe Kurti, po dije se qëndrimet e veprimet tuaja për Lirinë, Pavarësinë e Shtetësinë e Kosovës, krahasimuar me Kurtin, janë me vitedritë larg, aq sa ç’janë Toka me planetin Mars.  Vuçiq, ju vërtetë jeni nja 5 vite moshe ma i madh se Kurti, po ju keni mbetur me shekuj jete larg, tek shek. XIV, bash tek Beteja e Fushë-Dardanisë, tek miti i fabrikuem e i rrejshëm serb për Kosovën.  Vuçiq, ju keni mbetë një vidovdanist…

Lexo më shumë