Foto: Fatmir Haxholli, sekretar i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd Tre policët e Kosovës që u rrëmbyen nga forcat serbe me 14 qershor janë liruar të hënën nga Gjykata në Kralevë. Rifat Zeka, Beqir Sefi e Mustafë Shemi u paraqitën sot para gjykatës në Serbi, e cila vendosi për lirimin e tyre. Edhe njëri nga familjarët e të rrëmbyerve ka deklaruar për RTK, se policët janë liruar dhe vetëm po pritet nisja për në Kosovë. Lirimin e tre policëve e ka konfirmuar nëpërmjet një konference për media Gjykata e…
Lexo më shumëArkeologjia në Institutin Albanologjik të Prishtinës
Përkundër kushteve, rrethanave dhe ngjarjeve të vështira politike e historike të atëhershme nëpër të cilat kalonte dhe mbijetonte Instituti, punonjësit e Sektorit të Arkeologjisë kanë vepruar në fushën hulumtuese shkencore dhe kanë dhënë kontributin e vet edhe në fushën arsimore në promovimin e kulturës shqiptare në përgjithësi Nga prof Dr Naser Ferri Njëri nga institucionet me të rëndësishme kombëtare shqiptare në Kosovë – Instituti Albanologjik i Prishtinës u themelua në vitin 1953 dhe gjatë ekzistencës së vetë 70-vjeçare punonjësit e tij kaluan një Golgotë të vështirë plot katrahura, duke u…
Lexo më shumëHolandezët u ngjiten në Jezercën e mbuluar nga bora, por u bllokuan dhe më pas kërkuan ndihmë
Policia ka publikuar pamje nga një operacion për t’i ardhur në ndihmë dy turistëve holandezë, të cilët kishin mbetur të bllokuar në majën e Jezercës të mbuluar nga dëbora. Policia bën të ditur se turistët kishin mbetur të bllokuar, në një terren tejet të thepisur dhe me dëborë, në mes të malit të Jezercës dhe Bjeshkëve të Nemuna. “Kërkimet zgjatën disa orë dhe ndihma iu ofrua përmes shoqërimit me këmbë nga shërbimet e Policisë dhe më pas, përmes transportimit me një helikopter të Ministrisë së Mbrojtjes. Rreth orës 12:15, dy…
Lexo më shumëZgjedhjet parlamentare në Mal të Zi 2023:
PARTIA JASHTËPARLAMENTARE MA E VOTUARA
Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Mal të Zi,ku kanë marrë pjesë 15 lista zgjedhore Levizja Evropa Tani paraqet rast të veçantë në skenën politike, sepse kemi të bëjmë me një parti politike jashtëparlamentare, e cila ndonëse është formuar para një viti ka arritur rezultate spektakulare, si në zgjedhjet lokale në tetorin e vitit të kaluar duke fituar kryeqytetin-Podgoricën e pastaj edhe presidentin e vendit duke e vulosur me fitore si partia ma e votuar ku do të ketë edhe kryeministrin e vendit Nail Draga Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat u mbajtën me 11 qershor,…
Lexo më shumëVizionar i denjë dhe i paepur, veprimtar universal i krijimtarisë letrare, pedagog, përkthyes dhe studiues i përkryer
Përballë Alpeve të thepisura Shqiptare e rrëzë bjeshkëve të larta me pyje, kullosa e kreshta, shtrihet fshati Vuthaj i Komunës së Gucisë, vendbanim me pozitë kodrinoro-malore, me bukuri e atraksione të rralla natyrore, i banuar tërësisht me popullatë shqiptare, i cili dikur me mbi 200 familje me rreth 1.200 banorë ishte njëri ndër vendbanimet më mëdha të Komunës së Plavës.Mirëpo, ajo që më së shumti e veçon dhe e bën të njohur dhe më të theksuar atë, është fakti se fshati Vuthaj është truall burimi i një plejade intelektualësh shqiptarë…
Lexo më shumë