Policia e Kosovës arreston malazezin e rrezikshëm Sergjan Juriseviq

Një shtetas malazez i cili ishte në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar dje nga Policia e Kosovës. Sipas mediave malazeze, bëhet fjalë për Srdan Jurisevic, pjesë e klanit kriminal të Kavaçit. Juriseviq ishte në kërkim policor që nga viti 2021, pasi i njëjti dyshohet të jetë përfshirë në një vrasje që kishte ndodhur në vitin 2020. Sipas Blic.rs, Juriseviq së bashku me persona tjera kishin planifikuar vrasjen e Nikola Stanishiqit. Sipas Policisë së Kosovës, Juriseviq ishte paraqitur me identitet të rrejshëm. “Në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar –Interpol është arrestuar i dyshuari…

Lexo më shumë

Me stërnipin e Jakup Ferrit

Nuk ka shqiptarë që nuk e ka dëgjuar emrin e Jakup Ferrit. As nuk ka shqiptarë që nuk i ka kënduar me zemër e me emocione vargjet e poetit tropojan Marash Mhilli, të popullaziuara nga i madhi Gëzim Nika “30 krena i ke pre, me shtatë plagë po rrinë në kambë”. Popullata e Plavës dhe Gucisë me gjelozi e ruan identidetin e këtij burri malësor.Unë pata privilegj dhe kënaqësi të jashtëzakonshme t’i kaloj disa ditë me pasardhsin e tij, Prof. Dr. Naser Ferrin i cili erdhi në Guci me rastin…

Lexo më shumë

Deputeti Genci Nimanbegu takohet me senatorët amerikan Chris Murphy dhe Gary Peters

Kryetari i Forcës së Re Demokratike Genci Nimanbegu dhe përfaqësuesit e opozitës dhe partive të pakicave kombëtare u takuan dje me senatorët amerikanë Chris Murphy dhe Gary Peters, të cilët po qëndrojnë në Malin e Zi. Në takimin me senatorët amerikanë Murphy dhe Peters, kryetari Nimanbegu foli mbi forcimin e demokracisë në Mal të Zi dhe vëmendjen e SHBA-së ndaj pozitës së pakicave kombëtare. Me theks të veçantë është diskutuar për pritshmëritë e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare dhe domosdoshmërinë e decentralizimit të pushtetit në drejtim të kërkesave të shqiptarëve. Kjo…

Lexo më shumë


NJOFTIM PËR TË PAME NGA FAMILJA BALIDEMAJ

Njoftojmë komunitetin, miqtë, shokët dhe dashamirët se me rastin e ndarjes nga jeta e të dashurit tonë, RAMË (SALIH) BALIDEMAJ 6 Janar 1969 – 18 Maj 2023 Sipas traditave, vëllau i të ndjerit RAMË, Selimi, së bashku me familjen dhe vëllazërinë BALIDEMAJ, dhe bashkëfshatarët e fshatit Martinaj, presin vizita ngushëllimi (për burra dhe gra) me datën 11 Qershor 2023, duke filluar nga ora 10:00AM deri në ora 4:00PM në Restorantin Maestro, i cili gjendet në adresën:  1703 Bronxdale Ave, Bronx, NY. Të pikëlluar: nëna Zadja, bashkëshortja Monika, vajzat Adriana dhe…

Lexo më shumë

Pse heshtin shqiptarët ndaj diskriminimit te gjuhës shqipe nga institucionet në Komunën e Gucisë

Neni 11 i Ligjit mbi Pakicat Nacionale në Mal të Zi parashikon që në komunat ku janë mbi 5% shqiptarë, është obligim i institucioneve që të jetë në përdorim zyrtar edhe gjuha e pakicës. Edhe pse kemi kryetar kuvendi shqiptar, përkthyes shqiptarë, të punësuar shqiptarë të tjerë, asnjë vendim nga kuvendi nuk del në fletë zyrtare edhe në gjuhën shqipe. Nëse hyni dhe shfletoni fletën zyrtare të Malit të Zi (Vendimet komunale), asnjë rast nuk mund të gjeni që vendimet e Kuvendit Komunal të Komunës së Gucisë janë edhe në…

Lexo më shumë