Në vend të luleve tek vorri i Gjergj Fishtës

Nëna ime me 3 ditë shkollë na këndonte disa këngë të vjetra të cilat ia kishin mësuar murgeshat në Theth të Dukagjinit. Nuk kishte ide se kush i ka shkruar. Në vitet 70-ta në Guci shërbeu frati i urtë Patër Kola Berishaj, nxënësi i Patër Gjergj Fishtës. Frati intelektual, mbledhes i folklorit, filozof, i dashur nga krejt popullata e Gucisë. Në moshë të re isha xhakua në kishën tonë. Ai më mësoi të shkruaj poezi, vjersha, këngë. E kishte pa talentin tim dhe nga edukatoret që kam pasur, ai padiskutim…

Lexo më shumë

Shqipëria kualifikohet në finalen e ‘Eurovision 2023’

Shqipëria ka arritur që me sukses të kualifikohet në finalen e madhe të ‘Eurovision 2023’. Shteti shqiptar sivjet u përfaqësua nga Albina Kelmendi dhe familja e saj me këngën “Duje”. Ata kënduan të katërmbëdhjetët me radhë në gjysmëfinalen e dytë të Eurovisionit, ku siguruan votat e mjaftueshme të jurisë dhe publikut për të qenë në 10 shtete finaliste.https://www.youtube.com/embed/748J3WWznds?feature=oembed Shtetet tjera që arritën të kualifikoheshin janë: Qipro, Estonia, Belgjika, Austria, Lituania, Polonia, Australia, Armenia dhe Sllovenia. Finalja e madhe e ‘Eurovision 2023’ do të mbahet të shtunën më 13 maj në…

Lexo më shumë


LAJM MORTOR NGA FAMILJA KUPI

Me pikëllim të thellë, njoftojmë gjithë farefisin dhe miqtë, se më i dashuri ynë,  Alban Gani Kupi,  i lindur më 11 mars 1971 në Krujë, Shqipëri, papritmas ndërroi jetë në New York të ShBA-ve, më 11 maj 2023. E pamja për të ndjerin do të hapet të Shtunën , me datë 13 Maj 2023, prej orës 2 pm deri në ora 7 pm në Pizzi Funeral Home, New Jersey. Ndërkaq, varrimi i të ndjerit do të bëhet të Hënën, më 15 Maj 2023 . Trupi i të ndjerit niset nga…

Lexo më shumë

Në Guci do të hapet Ekspozita e piktores Kaltrina Hoti

Duke vazhduar me punën e saj të frytshme në fushën e pikturës, piktorja e mirënjohur Kaltrina Hoti do të hapë ekspozitën e saj në Qëndrën për Kulturë Guci më datën 15 maj 2023, në orën 20:00. Ekspozita titullohet “Fillimi i Fundit”. Ajo do të jetë e hapur deri më datën 19 maj. Gjatë kohës që ekspozita zgjat, piktorja e nderuar do të pikturojë një kryevepër së bashku me një pjesë të nxënësve të shkollës fillore. Ju jeni të mirëseardhur!

Lexo më shumë

Përgjigja e New York Times ndaj akuzave të Vuçiqit se teksti për lidhjet e shtetit me krimin ishte porositur

New York Times ka publikuar një artikull për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, por edhe për lidhjet e klanit kriminal të Veljko Belivuk me udhëheqjen shtetërore, që ndodhi në të njëjtën kohë me ardhjen e SNS-së dhe Vuçiqit në pushtet në vitin 2012. Ky tekst, siç pritej, ka hasur në reagimin e ashpër të Vuçiqit, i cili ka thënë se “është porositur dhe shkruar në Serbi”, nga ana tjetër redaksia e New York Times, në përgjigjen e saj për portalin Nova.rs. , theksoi tekstin e publikuar bazuar në dhjetëra intervista,…

Lexo më shumë