Zgjidhja e deritashme e presidentit në Kosovë nga ana e deputetëve në parlament, nuk është në favor të demokracisë pluraliste, sepse iu mohohet qytetarëve që ata ta zgjedhin me votën e tyredrejtpërdrejt, andaj është koha e fundit që në skenën politike të Kosovës të diskutohet një ide e tillë, duke respektuar vullnetin e popullit si në vendet me traditë demokratike Nail Draga Pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura në Kosovë me 28 dhjetor 2025, temë e ditës në skenën politike është zgjedhja e presidentit/tës, sepse afati për të vendosur për kandidatin përkatës është data 4 mars. Sipas Kushtetutës,…
Lexo më shumëPolicët rrahin Edmir Çirikoviç në Lubnicë: Sulmi ndodhi para bashkëshortes shtatzënë dhe fëmijës
Presidenti i Komunës së Plavës, Nihad Canović, priti në kabinetin e tij Edmir Cirikovićin dhe babain e tij Mirsadin, lidhur me ngjarjen e fundit të pakëndshme në të cilën Edmiri, së bashku me bashkëshorten e tij (në gjendje tjetër) dhe një fëmijë një vjeç e gjysmë, u sulmuan dhe u rrahën në rrugën Beranë – Kolašin, në Lubnicë, nga dy kadetë të Akademisë së Policisë në Danilovgrad dhe edhe një person tjetër. Ngjarje të tilla shkaktojnë frikë dhe pasiguri tek qytetarët, dhe si shoqëri nuk duhet të mbetemi indiferentë ndaj…
Lexo më shumëNJOFTIM NGA FAMILJA AHMETAJ
Me dhimbje të thellë njoftojmë familjarët, miqtë dhe dashamirët se më 23 shkurt 2026, në New York, ndërroi jetë më e dashura jonë: Zulfije Ahmetaj (Dedushaj) E lindur më 11 nëntor 1940Varrimi do të bëhet në Vuthaj. Ceremonitë mortore do të mbahen në Shtëpinë e Kulturës në Vuthaj dhe fillojnë nga ora 08:00 më 28 shkurt 2026 Varrimi i më të dashurës sonë do të bëhet në Vuthaj, ditën e shtunë, më 28 shkurt 2026, në ora 14:00. E pamja mbahet ditën e diel, më 1 mars 2026, duke filluar…
Lexo më shumëQyteti mesjetar minierash në Kosovë u bë qendra ekonomike e Ballkanit – dhe më pas ra në harresë
I vetmi vendbanim në Ballkanin qendror që ka një toponim gjerman gjendet në Kosovë. Kështu ka shkruar gazetari Enver Robelli në një postim të tij në rrjetin social në Facebook. Sipas tij, bëhet fjalë për – Neuenberg “Kështu quhet Novobërda (ose Artana) në dokumentet historike”. “Në fillim të shekullit të 15-të kishte mes 8000 deri 10’000 banorë. Ishte në kulmin e zhvillimit ekonomik. Ishte sa gjysma e Vjenës dhe me të njëjtën madhësi sa qytetet e rëndësishme të Perandorisë së Shenjtë Romake, shkruan historiani Oliver Jens Schmitt në këtë shkrim…
Lexo më shumëGjendet i pajetë alpinisti Qazim Fetahoviq në Hajlë të Rugovës
Rozhajë – Trupi i alpinistit nga Mali i Zi, Qazim Fetahoviq, i cili dje u rrëzua gjatë ngjitjes në malin Hajla, është gjetur pas kërkimeve që zgjatën që nga mbrëmja e kaluar, raporton gazeta malazeze Vijesti. Më herët, ekipet e shpëtimit kishin rifilluar kërkimet, të cilat paraprakisht ishin ndërprerë për shkak të kushteve të këqija atmosferike dhe mjegullës së dendur. Gjatë operacionit u arrit të lokalizohej ora e alpinistit të ndjerë, rreth një kilometër larg nga shtëpiza Grope në Hajlë. Në aksionin e shpëtimit morën pjesë alpinistë nga Mali i…
Lexo më shumë