H.Hajdari: Mbiemrat e shqiptarëve janë sllavizuar pas Kongresit të Berlinit

HAJRULLAH HAJDARI Mbiemrat e shqiptarëve janë sllavizuar pas Kongresit të Berlint, nga vet Krajl Nikolla! S’ka teori tjetër të vërtetuar shkenctarisht! Ka kohë, që me mundësit e mia modeste, merrem me hulumtimin e dokumentave arkivore që mund të hedhin dritë mbi historinë dhe identitetin e shqiptarëve në Mal të Zi. Një ndër çështjet e identitetit të shqiptarëve padyshim janë edhe mbiemrat e tyre të trajtës sllave. Në librin “Shqiptarët në Mal të Zi nga Kongresi i Berlinit deri në vititn 1941” (2016) kam dokumentuar e argumentuar mënyrën dhe periudhën e…

Lexo më shumë

Abazoviq i përgjigjet shqetësimit të Kurti: Nuk do të ndryshojë raporti i Malit të Zi me Kosovën

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq i është përgjigjur deklaratës që ka dhënë para disa ditëve kryeministri i Kosovës, Albin Kurti lidhur me zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi. Kurti është shprehur i shqetësuar nëse fiton kundërkandidati i presidentit aktual, pasi sipas tij në këtë formë do të hapet rruga për zhdukjen e kombit malazez. Në lidhje me këtë Abazoviq theksoi se Kurti duhet të flejë rehat dhe se nuk ka nevojë të brengoset askush për të ardhmen e Malit të Zi. “Kam një respekt të jashtëzakonshëm…

Lexo më shumë

NJË PASURI KOMBËTARE ME INTERES PËR FOLKLORIN TONË

Dashuria për folklorin dhe trashëgiminë kulturore e ka nxitur gazetarin Esat Mehmeti që të merret me zakonet dhe ritet e trevës së Anës së Malit, që janë përcjellur brez pas brezi, ndër të cilat dasma zë një vend të posaçëm. Fryt i pasionit dhe i punës së tij është libri “Dasma në Anë të Malit – Ritet dhe ceremoniali i saj”, i cili është botuar para disa ditësh. Në parathënien e librit autori shkruan se dasma në Anën e Malit ruan një thesar të pasur kulturor, prandaj qëllimi i tij…

Lexo më shumë

Pas humbjes së zgjedhjeve, Gjukanoviq dorëhiqet nga pozita e kryetarit të partisë

Lideri i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) në Mal të Zi, Millo Gjukanoviq, ka dhënë dorëheqje nga pozita e kreut të partisë. Ai ka qenë disa herë president dhe kryeministër i këtij shteti. Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë ka mësuar se Gjukanoviq e ka bërë të ditur këtë vendim në një sesion të partisë në pasditen e së mërkurës, dhe se një takim i kryesisë së partisë është caktuar për 6 prill, kur do të formalizohet vendimi. Gjukanoviq ka dhënë dorëheqje nga pozita e liderit të partisë…

Lexo më shumë

Presidenti i ri malazez Milatoviq: Nuk e tërheqim njohjen ndaj Kosovës dhe kjo është një çështje shumë e qartë

Jakov Milatoviq “Nuk është realiste të pritet që Mali i Zi do ta tërheqë njohjen ndaj Kosovës. Kjo çështje është e qartë”, ka thënë Jakov Milatoviq, presidenti i sapozgjedhur i Malit të Zi. “Ne mbështesim gjithçka për të cilën bien dakord Beogradi dhe Prishtina dhe besoj se normalizimi i marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës do të ishte i rëndësishëm për të gjitha vendet e rajonit. Në këtë kuptim, Mali i Zi dëshiron të jetë një fqinj i mirë, i cili diku do të promovojë të marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore”. Milatoviq…

Lexo më shumë