Lëvizja civile URA ka njoftuar mbrëmjen e sotme se është miratuar një Vendim me të cilin urdhërohet presidenti në largim i Malit të Zi dhe lideri i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) Milo Gjukanoviq për rrënimin e objekteve të ndërtuara pa leje në Koçan dhe se në të kundërtën kete do ta bëjë shteti. “Inspeksioni urbanistik dhe ndërtimor i Ministrisë së Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit, i udhëhequr nga ministrja Ana Novakoviq Gjuroviq, ka nxjerrë sot vendim me të cilin urdhërohet subjekti Milo Gjukanoviq që të rrënojë dy objekte të…
Lexo më shumëSerwer ka dyshime për Malin e Zi, tregon çfarë i tha Gjukanoviqit herën e fundit që ka folur me të
Profesori amerikan, Daniel Serwer, duke shkruar në uebsajtin e tij peacefare.net ka thënë se herën e fundit që ka folur me presidentin malazez Gjukanoviq, 7 ose 8 vjet më parë, i kishte thënë se i mungonte vetëm një gjë: një opozitë pro-evropiane që do të mund të ‘punonte’ me koalicionin e tij në pushtet. Zgjedhjet e djeshme do të përcaktojnë nëse Mali i Zi e ka fituar atë përkohësisht. Kandidati i zgjedhur së fundmi për kryetar të Podgoricës, Jakov Milatoviq, fitoi me 60% të votave, duke mundur Gjukanoviqin pas një…
Lexo më shumëLAJM MORTOR NGA FAMILJA PRELVUKAJ
Me pikëllim të thellë njoftojmë miqtë, shokët dhe dashamirët se sot më 3 Prill 2023 në New York u nda nga jeta në moshën 87 vjeçare më i dashuri ynë: AVDI SYLA PRELVUKAJ 25 Dhjetor 1935- 3 Prill 2023 Funerali për të ndjerin është ditën e Mërkure me 5 Prill 2023 duke filluar nga ora 4:00PM gjerë në ora 9:00PM, në Farenga Brothers 920 Allerton ave Bronx Ny 10469 Avdi Syla Prelvukaj ishte mësimdhënës I shumë gjeneratave të Plavë Gucisë dhe shquhej për virtyte të larta atdhetare. Varrimi i më…
Lexo më shumëFitorja e Jakov Milatoviq në Mal të Zi, dikush festoi edhe duke ngritur tre gishta dhe duke i kënduar Kosovës (video)
Para selisë së partisë, kandidati i së cilës ka fituar zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi, ka pasur një festë. Festa ka ardhur pas publikimit të rezultateve preliminare, sipas të cilave, Jakov Milatoviq ka dalë fitues në raport me presidentin e deritanishëm Milo Gjukanoviq. Siç raportojnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, të tubuarit mbanin edhe flamuj të Serbisë ndërsa këndonin “Gëzohu popull serb”, “Kosova është Serbi”, dhe “Mali i Zi dhe Serbia, kjo është një familje”. Dhe po sipas tyre, është një festë pothuajse në të gjitha qytetet malazeze – Podgoricë,…
Lexo më shumëAbazoviq në kampin e fituesit- Çfarë tha Milatoviq pasi e mundi Gjukanoviqin
Jakov Milatoviq që do të jetë president i ardhshëm i Malit të Zi, pasi më 2 prill fitoi zgjedhjet presidenciale duke e mposhtur Milo Gjukanoviqin, në adresimin e tij të parë tha se këtë moment e kanë pritur se 30 vjet. Në kampin e tij të fitores ishte prezent edhe kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq. Ai uroi që fitorja e tij të jetë e pajtimit në mes qytetarëve, në kohën kur Mali i Zi është përballur me kriza të shumta politike. Sipas tij, Mali i Zi…
Lexo më shumë