Katër vështrimet e mia

Bagëti e bujqësi Jam kthyer në Bjeshkët e Nëmura gati para një viti. Aty ku Zana e Visitorit së bashku me Shtojzovallet këndonin, vallëzonin dhe vajtonin. Edhe sot e kam të gdhendur në memorie fytyren e asaj malësores që në vitet 70-të kur isha në shkollen fillore në Guci shiste kos delesh para furrës së Jusit në pikën e dimrit. Akulli ia mbulonte fytyrën e saj të lodhur derisa ajo nga kova e madhe i mbushte tenxheret e “zonjave” të Gucisë. E kam patur kojshi këtë zonjë të vërtetë. Fëmijët…

Lexo më shumë

Gjukanoviq: Serbia po do të sundojë në Kosovë e Mal të Zi, si Rusia në rajonin e vet

Presidenti malazez Serbia po përpiqet të bëjë në rajonin tonë atë që po bën Rusia në rajonin e saj, tha presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, i cili ishte mysafir i Institutit të Shteteve të Bashkuara për Paqe. Agresioni rus kundër Ukrainës ka reflektime shumë të forta në zonën e Ballkanit Perëndimor, dhe ndikimi i tij më drastik në Ballkan, sipas Gjukanoviqit, ka ndodhur në Mal të Zi gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2016, raporton portali CDM. Ai deklaroi se Rusia më pas u përpoq të zëvendësonte qeverinë në…

Lexo më shumë

Ekspertë të Këshillit të Evropës monitoruan përdorimin e gjuhës shqipe në institucione të Malit të Zi

Si pjesë e procesit të vlerësimit të ECRML, një delegacion i Komitetit të Ekspertëve të Këshillit Evropian po qëndron në Malin e Zi për të monitoruar në teren pajtueshmërinë e autoriteteve malazeze me atë dokument. Mali i Zi i dorëzoi Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës raportin e tij të 6-të periodik mbi zbatimin e Kartës Evropiane për Gjuhët Rajonale ose të Minoriteteve (ECRML) në lidhje me të gjitha gjuhët e mbrojtura nga Karta: shqip, boshnjakisht, kroatisht dhe rome. Ulqini është zgjedhur si zonë folëse e komunitetit të gjuhës…

Lexo më shumë

98 vjet nga vrasja e Bajram Currit

Sot mbushen 98 vjet vrasja e heroit të popullit, Bajram Curri, nga ushtria e Ahmet Zogut. Bajram Curri ishte udhëheqës popullor, ushtarak, senator i Senatit të Dhomës së Këshillit Kombëtar të Shqipërisë nga 27 mars 1920 deri më 20 dhjetor 1920. Më 29 mars 1925, në një shpellë në Grykën e Dragobisë u vra Bajram Curri, një ndër veprimtarët e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Megjithëse kanë kaluar 98 vjet, akoma edhe sot e kësaj dite ka diskutime dhe kundërshti për rrethanat në të cilat mori fund jeta e tij. Ndërkohë, shkaqet…

Lexo më shumë

NJOFTIM PËR  TË PAME NGA FAMILJA REXHEPI

Të dashur miq, ju njoftojmë se e pamja për Avdullah Rexhepin (për burra dhe gra) do të mbahet në Bato Restorant të dielën më 2 Prill 2023, duke filluar nga ora 11:00AM gjerë në 5:00PM. Bato Restorant gjendet në ketë adresë: 610 Crescent Avenue, Bronx Të pikëlluar: bashkëshortja Edita, djemtë,  Valjeti dhe Doniku, vajza Lirona si dhe familja e gjere Rexhepi dhe Qosja . I ndjeri Abdullah ishte dhendërri i Akademik Rexhep Qoses. Redaksia e portalit “Plava e Gucia Sot” familjeve REXHEPI dhe  QOSJA u shprehim ngushëllimet tona më të…

Lexo më shumë